• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gruaja e Agim Arapit: Keqardhje për nënën e Jurgenit, por s’kemi lidhje me vrasjen e tij

by Java News
19/03/2019 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një prononcim për mediat bashkëshortja e tregtarit në Durrës Agim Arapi, i cili mbeti i vrarë në prill të vitit 2017, thotë se nuk ka lidhje familja e saj me vrasjen e 26-vjecarit Jurgen kurti gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë.

Për vrasjen e bashkëshortit të saj në vitin 2017 u akuzua i riu që mbeti i vrarë dje Jurgen Kurti, por Vjollca Arapi shprehet se familja e saj ka kërkuar drejtësi për bashkeshortin dhe se 3 fëmijët i ka në Itali. Gjithashtu Vjollca Arapi shpreh keqardhjen për nënën e Jurgen Kurtit.

“E dëgjova në media për vrasjen. Me erdhi keq se ishte djalë i ri. Keqardhje për nenen e tij që i iku djali dhe i them se une dhe familja ime s’kemi lidhje me atë ngjarje. Unë kam kërkuar burgun, drejtësinë, jo vdekjen e tij. Prokuroria e Tiranës erdhi dje ne banesën time dhe beri kontroll. Me morën ne pyetje, por unë nuk di gjë për vrasjen dhe 3 fëmijët e mi jetojnë ne Itali. Drejtësia nuk u vu ne vend per bashkeshortin tim sepse u ble me para”- tha ndër të tjera bashkëshortja e Agim Arapit.

VDEKJA E AGIM ARAPIT NE DURRES NE VITIN 2017
Nga ekspertiza mjeko- ligjore u vërtetua se shtetasi Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, ku nuk ka përballuar dot goditjet me grushta, të kryera nga autorët. Pavarësisht se në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë dhe fillimisht u tha se Arapi ishte qëlluar me thikë dhe kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, policia në njoftimin zyrtar deklaroi se 51-vjeçari ka vdekur për shkak të një ataku kardiak.

Ndërkohë policia e Durrësit shfajësoi Jurgen Kurtin, dhëndrin e një prej autorëve të dyshuar, pasi sipas policisë ai nuk ka marrë pjesë në rrahjen e viktimës.

Policia deklaron se Jurgen Kurti, u shoqërua në polici. Për sa i përket rolit të tij, policia thotë se viktima ia ka kërkuar paratë për tubin e aspirimit Jurgenit, por më pas kanë ndërhyrë dy vëllezërit Ekonomi, një prej tyre vjehrri i të riut dhe e kanë futur në market ku e kanë rrahur brutalisht sa ka humbur jetën për shkak të problemeve me zemrën.

“Gjatë kësaj kohe shtetasi Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor (qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët)”, deklaron zyrtarisht policia. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 11 prillit 2017, rreth orës 19:55 në lagjen Nr.1 Durrës, në dyqanin ushqimor, në pronësi të Agim Arapit. BW

 

/a.meta

Next Post
Miliona lekë dëm me tenderat në Lezhë, 11 zyrtarë kallëzohen në Prokurori

Krijimi i Agjencisë së Kadastrës, ndryshojnë procedurat e kompensimit financiar të pronarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In