• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gruaja denoncon Veliajn: Më hoqi nga puna dhe më dhunoi! PD: Llalla nis hetimet!

by
27/09/2015 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka protestuar sot përpara bashkisë së Tiranës në mbrojtje të një punonjëseje të pushuar nga puna e cila pretendon se është dhunuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ka qenë Lidhja Demokrate e Gruas e cila ka protestuar pas largimit nga puna të specialistes së financës, Violeta Gecaj e cila ka deklaruar se është dhunuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Përpara kamerave gruaja deklaroi se ka shkuar në zyrën e Veliajt për t’i kërkuar ndihmë por ai e ka dhunuar duke i thënë t’i drejtohet SHQUP-­it.

“Më kanë dhunuar. Të shkosh në shtëpi e dhunuar nga eprori yt që i ke dhënë votën dhe e ke besuar. Shkova për t’i kërkuar ndihmë por u përballa me dhunë fizike. Më shtyu dhe më përzuri. Kërkova të drejtën time, pse më ke larguar padrejtësisht nga puna. Më tha drejtoju SHQUP­it, drejtoju Lulit, shporru nga Bashkia. Unë isha specialiste e mesme në Drejtorinë e financës si magaziniere, paguhesha 267 mijë lekë të vjetra, jemi 7 anëtarë në familje. S’kam bërë ende padi do e marr një vendim nesër sapo të marr arsyen e largimit, pastaj do veproj”, u shpreh Violeta Gecaj.

Sakaq deputetja e PD Albana Vokshi tha se ky është një rast tronditës duke i kërkuar kryeprokurorit Adriatik Llalla të nisë hetimet. Vokshi i ka bërë apel edhe Avokatit të Popullit të trajtojë këtë çështje.

“Rasti i zonjës Violeta Gecaj është rast rrëqethës, tronditës ndaj dhe ne i kërkojmë Prokurorit të Përgjithshëm të nisë hetimin penal ndaj kreut të bashkisë, Erion Veliaj, bazuar në kodin penal për të gjithë dhunuesit e grave. Është një dhunë verbale, fizike e vazhdueshme. Avokati i Popullit të trajtojë këtë çështje dhe të gjitha grave dhe vajzave që po pushohen me anë të një zarfi nga Veliaj”, deklaroi Vokshi.

Next Post

Nishani merr pjesë në prezantimin e librit “Papa Françesku në Shqipëri”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com