• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grosisti i Havelit në Shqipëri

by Ben Andoni
03/10/2024 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Paradoksi më i madh në këto ditë ishte sesi një lajm i madh, që lidhej me hapjen e kapitullit të parë në negociatat e anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë më 15 tetor, ka kaluar pa asnjë lloj jehone. Në vend të saj, lajmi i dhënë prej kryeministrit Rama për krijimin e asaj që u konsiderua si “Vatikani i Bektashinjve” (!) dhe burgosja e një deputeti opozitar mori të gjithë vëmendjen e duhur dhe madje edhe shumë përtej saj. Në kronika, vendin kryesor e merrte një masë e madhe njerëzish që përcillnin në burg deputetin, i cili pranoi vetë vuajtjen e dënimit, pas gjetjes fajtor nga Drejtësia. Hapësira tjetër lidhej me takimet e kryeministrit Rama në Nju Jork. Ndërsa pak ditë më parë parlamenti shqiptar e sfidoi Gjykatën Kushtetuese, duke mos ia pranuar kërkesën për mandatin e deputetes Xhaçka, të njëjtët njerëz, të njëjtat media e kaluan fare “normalisht”. Kuptohet, që me të drejtë u cilësua si puç ndaj Kushtetueses nga opozitarët e PD-së por lajmi kaloi fare normalisht. Për ta ndihu edhe ndihma e Kryetares së Kuvendit me deputetët e PS-së, që dukshëm mbrojtjen e shefit të partisë të ish-ministres, e përcollën si çështje nën interpretimin e Komisionit të Venecias!!

A kemi një lloj bindje të tepruar për realitetin ku jetojmë? A janë vetë njerëzit e politikës të parët, që ushqejnë dhe ato që shefat e tyre, as nuk i çojnë ndërmend? A do t’ia vlejë mosbindja civile, që kumtohet tani, për të arritur qëllimin dhe të mos përsëriten këto situata? Vështirë ta thuash. Duke njohur gjenezën e transformimit të PPSH-së në PS dhe “ngritjen” nga hiçi të PD-së, një gjë e merr lehtë me mënd: individët e partive, njerëzit e thjeshtë, në çdo mënyrë i japin ushqim kësaj status quo-je, ku ndodhet Shqipëria. Dhe, autoritarizmi duket se ka qenë aty, është zbutur përgjatë viteve të idealizmit të pak njerëzve në post demokraci dhe është rikthyer sërish. Bota po e ndjen dihatjen e saj, sesi po i afrohet me diskursin e kandidatit për president në SHBA, Trump, kurse Shqipëria e vogël dhe e papërfillshme me pushtetin e pamasë të Ramës dhe mëtimet për kryeministër të kryeopozitarit Berisha. Të gjithë të tjerët mbeten shtojca dhe veprojnë sipas vullneteve të tyre të papërfillshme. Më keq akoma, jetojnë (më mirë të themi po jetojmë kohën e një gënjeshtre të madhe), ku flitet në çdo kohë dhe nga cilido për demokraci në pamundësitë gjithnjë e më të mëdha për ta ushtruar atë si duhet.

Historiani Timothy D. Snyder e shpjegoi në një mënyrë origjinale këtë fenomen. Koncepti i tij për “bindjen paraparëse” të bën të mendosh thellë se ku jemi në këto kohë. Kurse në formën e një postulati togfjalëshi është tashmë në shumë manuale, që e paralajmërojnë demokracinë: “Pjesa më e madhe e fuqisë së autoritarizmit jepet lirisht. Në kohë si këto, individët mendojnë përpara se çfarë do të dëshirojë një qeveri më represive dhe më pas ofrojnë veten qoftë edhe pa u pyetur. Një qytetar që përshtatet në këtë mënyrë i mëson pushtetit se çfarë mund të bëjë”.

Në vitin 1978, në një ese të titulluar “Fuqia e të pafuqishmëve” (përkthyer në anglisht si “The Power of the Powerless”), që duket ka përmasat e një pamfleti politik shpjegoi formën që do të merrnin me kalimin e kohës shoqëritë post-totalitare. Përveç rastit të Solzhenicinit, ai solli në të njëjtin shkrim një parabolë jetësore, ku një shitës perimesh vendosi në dyqanin e tij sloganin: “Proletarë të gjithë botës, bashkohuni!” Nëse nuk do ta vendoste në vitrinat e tij, shkroi Havel, kjo shenjë mund të merrej si një lloj sfide ndaj regjimit, por ai e bën me shumë vendosmëri, që ta lenë rehat, në gjuhën e popullit. Në interpretimin e Havel: shenja nuk bëhet thjesht simbol i entuziazmit të tij për regjimin, por një simbol i nënshtrimit ndaj tij dhe i poshtërimit po prej tij. Kritikët e konsideruan atë ide të Havelit si motiv për të treguar kontradiktat midis “qëllimeve të jetës” dhe “qëllimeve të sistemeve”, pra midis individit dhe shtetit, në një shoqëri që sot bëhet gjithnjë e më shumë autokrate. Kuptohet se një personazh i tillë i ditëve tona, ngjashëm me grosistin, i duhet të jetojë në anonimatin brenda sistemit, ku ai është veçse një numëror i heshtur dhe i bindur, thjesht që të fshehë atë që beson dhe më pas ta lënë të qetë.

Në kohën tonë, kjo duket edhe më e hidhur. Në shumë protesta të PD-së në vitet e fundit, paradoksi ka qenë se ndërsa mobilizimi i pak syresh ka qenë deri edhe shumë larg pritshmërive, njerëzit e tjerë, i kundronin të gjitha nga kafeteritë e shumta te Blloku të patrazuar. Vetë, individët e PD-së që pak metra me tutje kanë marrë mundësinë të flasin në podiume, më shumë kanë shprehur bindjen ndaj Berishës, sesa kanë shpalosur diçka ndryshe, paçka se ne e dimë sesa e vështirë është meritokracia në këtë formacion. Kënaqësia për t’u përshtatur me konformizmin nën pushtetin në rastin e parë për të treguar se janë fare mirë dhe në rastin e dytë për t’i pëlqyer drejtuesve eprorë ishte gati e njëjta. Rasti i PS-së është tashmë më i hidhur me gatishmërinë e një brezi fare të ri, që ka mentalitet po aq të vjetër sa paraardhësit dhe që i blatojnë lavde apoteoze Ramës, apo të tjerët, që prej kohësh nuk arrijnë as të pëshpëritin ndonjë arsye pse shqiptarët ikin në këtë masë: përveç asaj që thotë shefi: E gjithë Evropa po ikën. Sërish, i thërrasim në ndihmë Havelit: “Nëse të gjithë po marrin pjesë në bindjen paraparëse, të tjerët e ndjekin”. Dhe, pastaj na fal postulatin e tij: “Individët që e konfirmojnë sistemin, përmbushin sistemin, bëjnë sistemin, janë vetë sistemi”. Ne e kemi krijuar të gjithë këtë sistem, që opozita i thotë regjim.

Po pse vallë nënshtrohemi kështu edhe në shekullin XXI? Pse nuk mësuam nga komunizmi dhe fashizmi (bashkëpunëtorët tanë që tani jo pak herë po na shndërrohen si heronj), pse nuk po mësojmë nga fuqia e autokratëve, pse i ushqejmë? “Nënshtrimi për shkak të pritshmërisë nënkupton, instinktin e menjëhershëm që i vjen dikujt, pa e menduar gjatë, ndaj një situate të re”, shpjegon Snyder. Rasti tek ne ndodh qysh me adoleshentët, që ende pa gëzuar jetën përshtaten me militantizmin partiak dhe pranojnë të përdoren. Rinorët e PL-së, PD-së dhe PS-së janë shembulli më i mirë i vetë përdorjes me qëllim, pa ditur ende motivin. Rasti tjetër është sesi nëpunës e zyrtarë të ndryshëm, thjesht për të qenë më të mirët para syve të shefave të tyre, u dalin përpara vendimeve të parapritshme të shefave. Historia e drejtimit të ekzekutivit të PS-së është e mbushur me raste të tilla. Jo më kot, brenda bunkerizimit të partive kryesore, duhet të japësh shembull që do të bindesh dhe pastaj të thirresh nën armë.

Mbase shembujt që jep Snyder në esenë e tij me Trupat SS, që i eksperimentuan dhe i ofruar mënyrat e ekzekutimeve masive pa ia kërkuar Hitleri, shkon me faktin sesi në Shqipëri u bë në Socializëm, ku eksperimentet e iniciuara nga aparatçikët që u bënë ndaj fshatarëve fillimisht dhe pastaj me punëtorët “kaluan” dhe vetë pritshmërinë e shefave komunistë.

Qytetari që jeton brenda një sistemi të tillë dhe që kontribuon duke e jetuar një gënjeshtër dhe duke mos folur tashmë për atë që beson apo thjesht që do të donte ta linin të qetë, është ai që e dëmton demokracinë, shpjegonte Haveli. Fabula e “Petkave të reja të perandorit” nuk duhet të ketë hapësirë në një vend aq të vuajtur sa yni dhe për fat të keq ende tejet të prapambetur. Të mos harrojmë edhe prapambetjen e frikshme ideore: Eseja e Havelit u shkrua në vitin 1978!!!! Kurse grosisti i tij mbetet shembulli i paqtimit të shqiptarit të sotëm me mediokritetin brutal të politikës, që nuk i bën përshtypje integrimi evropian (akt i madh pas 34 vitesh mundimi dhe ëndrre të shqiptarëve: “Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”), por thjesht përshtatja në një rehati, që e kthen në mbajtësin e kësaj status quo-je, që me sa duket nuk ndryshon dot. (Homo Albanicus)

 

Next Post
Mbi 34 mijë shqiptarë të divorcuar: Cila është mosha kur shumica e çifteve ndahen?

"Gratë janë të parat që bëjnë kërkesën për divorc në Shqipëri", avokatja: Arsyet kryesore, kushtet ekonomike dhe tradhtia! Na erdhi një 72-vjeçare dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com