“Gazeta Shqiptare” ka publikuar një raport të shkaqeve që çuan në humbjen e thellë të zgjedhjeve të 25 qershorit, në të cilin thuhej se Partia Demokatike i humbi zgjedhjet sepse kritikët e Bashës, bojkotuan fushatën.
Me këtë raport, të cilin Basha e ka servirur vetë në medie, nëpërmjet zyrës së tij të shtypit, ai ka akuzuar kritikët e tij si përgjegjës për humbjen e 25 qershorit.
Lulzim Basha në zgjedhjet e fundit ka rreth 250 mijë vota më pak se 4 vite më parë dhe këto vota të munguara për PD-në, ai i shikon si përgjegjësi të kritikëve të tij.
Me këtë, Basha konfirmon dhe pranon se kritikët e tij kanë të paktën 250 mijë vota, të cilat ja kanë hequr kundërshtarët në parti.