• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gripi stinor vret 3-vjeçarin nga Lezha, shënohet viktima e pestë në Shqipëri

by A R
17/01/2017 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gripi stinor A i ka marrë jetën një tjetër shtetasi shqiptar. Rasti konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë sipas së cilës pacienti B. Z., 3 vjec, lindur në Shënkoll, i vaksinuar rregullisht, ka patur prej një jave klinikë me temperaturë dhe ethe.

MSH thotë se shtetasi në fjalë pasi është paraqitur disa herë në urgjencën e spitalit Lezhë, më datë 14 Janar shtrohet në spitalin e Lezhës me diagnozën “Infeksion viral me insufiçiencë respiratore”, ku edhe pas trajtimit spitalor gjendja mbetet e njëjtë.

“Më datë 15/01/2017 transferohet në Tiranë dhe shtrohet në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, ku ka patur edhe shenja të tjera klinike si, mosreagim ndaj dhimbjes, hipotoni muskulare, gjendje prekome, vështirësi në frymëmarrje dhe frymëmarrje të zhurmshme. Pacienti është konfirmuar me diagnozën: “Encephalomielit”” – informon ministria e Shëndetësisë.

Gjatë të njëjtës javë, familjarët me të cilët jeton, katër pjesëtarë (nëna, babai, gjyshja, gjyshi) kanë kaluar sëmundje respiratore të ngjashme me gripin. Mostrat e marra për ekzaminim nga ISHP-ja konfirmojnë që pacienti ishte i prekur nga virusi i gripit stinor A.

Edhe pas trajtimit në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, pacienti ndërron jetë në orët e para të mëngjesit të datës 17/01/2017.
Ky është rasti i pestë i konfirmuar nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës A. /b.d

Next Post

Kërkesat për kredi në banka, për çfarë i shpenzojnë më shumë lekët shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In