• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gripi në intensitet shumë të lartë, Manastirliu: Qendra 24 orëshe për urgjencat pediatrike

by Java News
10/02/2020 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shqipëria ndodhet në intensitet shumë të lartë të gripit dhe strukturat shëndetësore janë në gatishmëri, me barna dhe materiale mjekësore për të përballuar situatën”. Në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, ministrja Manastirliu deklaroi se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë një seri masash për t’i paraprirë viruseve stinore.

“Kemi kryer në kohë vaksinim për rreth 80.000 qytetarë, kryesisht të sëmurë kronikë, gratë shtatzëna, fëmijët 2-5 vjeç, personelin shëndetësor”, tha Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka paraprirë situatës në të cilën jemi, ku fluksi është shumë i lartë, duke hapur 4 qendra shëndetësore 24 orëshe në Tiranë, në Kombinat, Laprakë, në zonën e ish-Bllokut dhe zonën e Oxhakut, për të shfryrë fluksin në Urgjencën Pediatrike të QSUT në mënyrë që qytetarët të mos presin në rradhë të gjata, po ta marrin shërbimin afër vendbanimit, në kohë dhe me cilësi.

“Shërbimi ofrohet 24/7 në katër qendra shëndetësore në Tiranë dhe janë 218 mjekë dhe infermierë që ofrojnë shërbim pa ndërprerje në katër pika të ndryshme të Tiranës, ndërsa në pediatrinë e Tiranës kemi dyfishuar personelin mjekësor në fundjavë”, tha Manastirliu.

Nga të dhënat e raportimit të Institutit të Shëndetit Publik, sipas survejancës së infeksioneve akute respiratore të sipërme dhe të poshtme të sistemit ALERT, jemi në pikun e viruseve stinore, ku në javën e 5 të vitit vërehet se prirja e infeksioneve respiratore paraqet me 23% rritje, pra intensitet shumë të lartë dhe me përhapje në të gjithë vendin në krahasim me javën paraardhëse.

Manastirliu ka raportuar në Kuvend dhe për situatën e koronavirusit të ri, duke theksuar se në Shqipëri nuk kemi asnjë rast të prekur, por gjithsesi janë marrë masat e nevojshme, bazuar në rekomandimet dhe protokollet e shëndetit të OBSH-së, duke shtuar se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përfshirë dhe spitalet jo-publike për pritjen dhe transportin sipas standardeve, të rasteve të mundshme me koronavirusin e ri. /e.s/

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In