• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Grindje për E-mailet? Problemet e vërteta të Hillary Clintonit janë diku tjetër.

by Java News
31/05/2016 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Një nga problemet më të mëdha në lidhje me zgjedhjen është perceptimi publik”, thotë Adam Ramey, ekspert për politikën e jashtme në New York University në Abu Dhabi. “Si Donald Trumpi, ashtu edhe Hillary Clintoni kanë nderin e dyshimtë, tww jenë kandidatët me prestigj më të ulët të njërës prej dy partive të mëdha, që kur kanë filluar të mblidhen të dhënat.”

Sipas faqes politike në internet Rear Clear Politics, Clintoni vlerësohet negativisht nga 55,8 përqind e amerikanëve. Vetëm 37,6 përqind e të pyeturve kanë një mendim pozitiv për të. Vlerat e kandidatit të pritshëm për president të republikanëve, Donald Trump janë vetëm pak më të këqia. Atë e vlerësojnë negativisht 58 përqind e amerikanëve, vetëm 35,4 përqind kanë një mendim pozitiv për të. Rezultatet tregojnë se shumë zgjedhës, edhe në partinë e Clintonit, nuk e duan ose nuk i besojnë asaj.

“Ndershmëria dhe besueshmëria janë problemi qendror i saj, prej të cilit rrjedhin të gjitha të tjerët”, thekson Ramey. Vazhdimi i grindjes për mënyrën si ka vepruar Clintoni me llogarinë e E-Mailit në kohën kur ishte ministre e Jashtme, diskutimi për rolin e të ashtuquajturve superdelegatë demokratë, që do të votojnë për Clintonin si dhe problemet që ka ajo që ta fitojë më në fund garën me Sandersin – të gjitha varen sipas Rameyt nga predispozita bazë negative e shumë amerikanëve ndaj kandidates potenciale për presidente.

Pjesë e shtresës së lartë

Në një vit elektoral, të karakterizuar nga zemërimi populist ndaj së ashtuquajturës shtresë të lartë apo elitë, Clintoni – ish-ministrja e Jashtme, senatorja dhe First Lady – paraqet një tabelë qitjeje politike të lehtë. Dhe kjo jo vetëm për Bernie Sanders-in, por edhe për Donald Trumpin, kundërshtarin e saj të pritshëm në zgjedhjet presidenciale në nëntor.

Sepse Trumpi arriti që të shfrytëzojë frymën kundër elitave drejtuese që sundon aktualisht, për të avancuar kandidaturën republikane për President. Ky nuk është sinjal i mirë për Clintonin, sepse Trumpi do ta përdorë pa mëshirë “kartën e elitës drejtuese” kundër saj edhe në fushatën elektorale. Që Trumpi arriti ta nxjerrë veten deri tani me sukses si kandidat kundër elitave është për t’u habitur, sepse në fund të fundit Trumpi është prototipi i një kandidati të elitave dhe të shtresës së lartë, thekson Scott Lucas, Profesor i Studimeve Amerikane në University of Birmingham në Britaninë e Madhe.

“Ky është truk”, thotë Lucas. “Ne kemi dy kandidatë, të cilët janë që të dy shumë qartë pjesë e elitës drejtuese. Në rastin e Trumpit kemi të bëjmë me elitën ekonomike, te Clintoni kemi të bëjmë me elitën politike”. Por në dallim nga Clintoni, Trumpi, sipërmarrësi i madh i pasurive të paluajtshme, yll i televizionit dhe i vetëemëruari miliarder nga New Yorku – ka arritur deri tani që t’i bindë zgjedhësit, se nuk bën pjesë në elitën e urryer drejtuese. Dhe kjo mund të kthehet në një faktor vendimtar në fushatën elektorale.

Autenciteti

“Vendimtarja është që Hillary nuk lë te njerëzit atë përshtypje që lë Billi, gjë që ai e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë”, thotë eksperti nga SHBA, Lucas. “Në daljet e saj në publik ajo lë një përshtypje shumë të ngathët, pavarësisht nëse bëhet fjalë për daljet në fushatë elektorale ose edhe kur ajo thjesht takon njerëz”. Shumë amerikanë mendojnë se Clintoni “sillet si robote dhe joautentike”. “Nëse Hillary do që të ketë një shans të vërtetë”, thotë Ramey, “atëherë ajo duhet të rrezatojë një masë minimale sjelljeje njerëzore dhe të arrijë në njëfarë mënyre që të komunikojë në mënyrë autentike me zgjedhësit e zakonshëm.” Deutsche Welle

Next Post

Veemendjeee... Betim Spërdhima na tregon të dashurën (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In