Një krim i rëndë ka ndodhur në ishullin e Korfuzit, mesditën e së mërkurës. Një shtetas shqiptar, 30 vjeç, ka hyrë në një dyqan mishi me thikë në duar dhe ka qëlluar për vdekje pronarin e dyqanit, një 52-vjeçar grek.
Ngjarja ka ndodhur në 14:00 me orën lokale, kur autori i krimit, që sipas dëshmitarëve okularë ka qenë në gjendje të rënduar, ka hyrë në dyqan dhe ka qëlluar disa herë me thikë pronarin.
Më pas, ai është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së ishullit, ku po mbahet dhe po merret në pyetje nga hetuesit.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, midis dy personave pa pasur probleme personale. Ende nuk jepen të dhëna për identitetin e 30-vjeçarit shqiptar.
a.ç