Prej kohësh nuk janë parë së bashku, por siç duket motrat Inis dhe Ingrit Gjoni kanë gjetur një rast për tu fotografuar në krah të njëra-tjetrës.
Të veshura me fustane të gjata elegante, motrat seksi ishin të pranishme në dasmën e këngëtarit Sinan Hoxha dhe Andrra Destanit, teksa regjisorja, motra e madhe e ka postuar këtë foto në Instagram.
“Në dasmën e mikut tonë Sinan Hoxha”, ka shkruar përbri fotografisë në Instagram, Inisi.
Në dasmën e vitit siç është cilësuar nga mediat shqiptare, Sinanit, kanë qenë të pranishëm shumë personalitete të jetës publike shqiptare.










