• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grida në rolin e hienës pranë kufomës së Berishës

by Mero Baze
17/05/2023 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Pashë Grida Dumen, e cila së fundmi ka filluar të vetndjehet dhe gazetare, se si ju vërsul Roland Bejkos, kandidatit simbol të kësaj fushate elektorale kundër berishizmit në politikën shqiptare, duke I kërkuar llogari si fajtorë për humbjen e opozitës dhe duke e paralajmëruar të mos guxojë të krenohet me atë që ka bërë.
Nga adrenalina që rrezatonte kur fliste dhe tërbimi për humbjen e Berishës, ajo po e trajtonte Bejkon si një grua e mërzitur që ka kap burrin me dashnoren. Dhe nuk e linte as të shpjegohej.
E njëjta , disa ditë më parë, ndërsa intervistonte Edi Ramën dhe Erion Veliaj merrte poza erotike, sikur donte tu mbushte mendjen të mos iknin aq shpejt as pas emisionit. Por askush nuk e akuzoi që flirtonte me ta, qoftë dhe politikisht.

Tërbimi I ushtarëve të maskuar të Sali Berishës në këtë fushatë, vjen nga fakti se nuk duan të pranojnë, që ata që I dolën përballë Sali Berishës fituan. Fituan jo aq vota sa numërojnë  sëra e Gridës në kuti, por fituan shumicën e heshtur të popullit shqiptar që dërrmoi Sali Berishën.
Roland Bejko, Alibjej, dhe kushdo tjetër që I doli përballë Sali Berishës dhe u bën thirrje demokratëve të mos e votojnë njeriun që do të marrë peng opozitën, janë të fituarit e mëdhenj të kësaj fushate.
Edi Rama ka shtuar vetëm 22 mijë vota nga votat e Partisë Socialiste. Kishte 750 mijë tani ka 770 mijë. Opozita ka humbur 250 mijë vota. Pra 250 mijë votues të opozitës janë bindur që nuk ka të drejt Sali Berisha, por kanë të drejt ata opozitarë që po I thonë atij ik në shtëpi. Roland Bejko është simboli I kësaj shumice të heshtur.
Mos prisni që kjo shumcië të votojë Roland Bejkon apo Alibej, se ata nuk dolën as për tu votuar as për të fituar. Ata dolën për të luftuar dhe për të ndalur një të keqe të madhe .

E keqja e madhe sot do të ishte që Sali Berisha të kapardisej me ato 250 mijë vota që e refuzuan, duke I bërë karshillëk Perëndimit dhe SHBA se ai ka popullin me vete.
Nuk ja arriti dot. Fryma antiberishë e opozitë triumfoi dhe sot Sali Berisha është I përbuzuri I madh I Shqipërisë. E di që ka një ushtri të tërë të dëshpëruar pas tij, që nuk guxojnë dot ta gjejnë arsyen tek ai por tek sfiduesit e atij.
Merreni leht. Mos mendoni se Bejko, Alibej apo qoftë dhe Lulzim  Basha mërzitet që ju I shpallni fajtor. Ata duhet të janë krenarë dhe duhet të vazhdojnë sfidën derisa Sali Berishës ti ngelet nga pas vetëm rojet personale. Ideja e tyre triumfoi. Ata ishin altoparlanti zëlart i shumicës së heshtur shqiptare në opozitë

Vetëm atëherë opozita ka një shans të ri ngrihet dhe të bëhet nga e para. Kjo nuk është betejë për karrige në opozitë, por betejë për të ribërë opozitën pa njeriun dhe shkollën e tij politike që e shkatërroi.
Grida Dume Salianji, dhe një sër hileqarësh mediokër në opozitë, janë hienat që tani që Berisha ka ngordhur, shpresojnë se do hanë kockat e fundit të tij, duke zbuar kundërshtarët e Berishës nga territori.
Askush nuk e do më territorin e Berishës dhe kapitalin e tij politik. Nuk I duhet askujt, pasi është një mbetje toksike që vetëm prodhon humbje. Shpëtimi I opozitës nuk vjen nga shqyerja e kockave të fundit që hedh Sali Berisha në krizë, por nga zhdukja e tij nga skena politike.
Kontributi I servilëve të Berishës për të mbajtur ende Berishën në lojë, është një shërbim I madh për Edi Ramën por jo për Berishën. Për Berishën është një shtyrje deri në vdekje e agonisë së tij e maktheve të tij dhe natyrisht psikopatisë së tij.

Opozita nuk ngrihet mbi kufomën e Berishës. Opozita ngrihet nga e para jo nga ata që presin me qiri tek koka të vdes Berisha por nga ata që bindin popullin opozitar se mund t’ia dalin dhe pa Berishën.
Roland Bejko I ka bindur 250 mijë njerëz që të rrinë në shtëpi ose të dalin për të mos votuar Berishën.  Tani Sali Berisha është një I varur me litar në qafë në mes të sheshit. Dhe pranë një të vdekuri, hienat janë qeniet më të neveritshme.
Grida I plotëson të gjitha kriteret për të qenë e tillë. Pro më parë duhet të sigurohet se ujku plak ka vdekur. Pastaj të afrohet të kafshoj ndonjë kockë. Se mund ta pësoj dhe më keq.

Next Post
Bileta e dytë për finalen e Champions League/ 5 faktet që duhet të dini për supersfidën Manchester City-Real Madrid

Bileta e dytë për finalen e Champions League/ 5 faktet që duhet të dini për supersfidën Manchester City-Real Madrid

Comments 1

  1. Seno Makri says:
    3 years ago

    Ore Mero, mirë të tjerat, por qënka bërë Grida Duma Salianji kjo ?
    E paska ngrënë DERRIN ky trapi i Bujar Salianjit ?
    Edhe ky, njesoj si i jati, e paska marrë lopën me gjithë viç.
    Mut njëri, e kakë tjetri.
    Halè familie paskan bërë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Lulzim Berisha tek Astrit Avdyli, kush janë të burgosurit VIP që u transferuan në Peqin dhe Fier

Nga Lulzim Berisha tek Astrit Avdyli, kush janë të burgosurit VIP që u transferuan në Peqin dhe Fier

January 15, 2026
Masakra e Reçakut, Osmani: Dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj Kosovës

Masakra e Reçakut, Osmani: Dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj Kosovës

January 15, 2026
Vrasja makabre e Martin Çeços, Apeli i Tiranës liron nga burgu tre të dyshuarit

Vrasja makabre e Martin Çeços, Apeli i Tiranës liron nga burgu tre të dyshuarit

January 15, 2026
Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

January 15, 2026
Ish-këshilltari i Trump flet për dialogun Kosovë-Serbi: Shkëmbimi i kufijve po përkrahej edhe nga zyrtarë evropianë

Lufta kundër drogës në Ballkan, Bolton: SHBA duhet të krijojë aleancë me qeveritë, jo t’i bashkojë me trafikantët

January 15, 2026
“Bëri Piramidat, Gërdecin e 21 Janarin…”/ Yzeiri: Berisha mban peng PD për interesat e tij

Përmbytja me llumin e gënjeshtrave dhe e vërteta jetime

January 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 16 Janar 2026

January 15, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

January 15, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Dosjet në duart e të pandehurve? Si u hakeruan materialet e SPAK-ut

January 15, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

21 Janari, një krim shtetëror pa autorë: 15 vite hetime mes shkeljesh kushtetuese dhe drejtësie të vonuar

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In