• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grida Duma në ekstazë për lajmet negative lidhur me negociatat

by Java News
29/04/2019 22:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grida Duma është shfaqur entuziaste, teksa shkruan se Shqipërisë nuk do t’i hapen në qershor negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Samiti i Berlinit është shumë i rëndësishëm për të gjitha sinjalet që transmeton. Duket se një nga elementët prioritare është marrëdhënia Kosovë – Serbi.

Kosova sot, ashtu si gjithmonë, ka nevojë për një Shqipëri dinjitoze!

Shqipëria ka nevojë për përgjegjësinë e kuptuar mirë dhe ndershmërinë që i përgjigjet kësaj nevoje!

Të dashur miq,

Është e qartë tashmë që teknikaliteve që përdoren për të fshehur lajmin e keq mbi integrimin evropian të Shqipërisë po u del boja. Të gjitha shenjat tregojnë se hapje negociatash nuk do të ketë.

Ky është një lajm i rëndë.

Rruga e Shqipërisë po ndahet nga ajo e Maqedonisë, e cila mesa duket e ka marrë Po-në zyrtare.

Justifikimet me fitoren e pritshme të së djathtës “ekstreme” në zgjedhjet e ardhshme në Parlamentin Evropian, me qëndrimin e Francës, e cila nuk do zgjerim, janë thjesht përdredhje të realitetit.

Realiteti është vetëm një – për të pestën herë me rradhë Shqipërisë i refuzohet hapja e negociatave. Kjo është shenja e parë e qartë që tashmë kriza politike në vend, nuk është më çështje e brendshme e Shqipërisë, zgjidhja e të cilës është në dorën e një grushti politikanësh, disa prej të cilëve të qajnë ditën e të qeshin natën.

Të qeshin, teksa thonë me ironi: “Në Shqipëri në fund të ditës vendos populli”.

Por populli shqiptar është i pari në rajon që beson tek Bashkimi Europian, që e sheh dritën tek hyrja ne Europë.

Pse vonohet hapja e negociatave; Shqipëria nuk ka probleme madhore me fqinjët; ajo nuk ka probleme me emrin, ashtu si Maqedonia e Veriut; ajo nuk ka probleme minoritetesh, ashtu si pjesa më e madhe e vendeve të Ballkanit.

Ti fshihesh të keqes duke gënjyer popullin tënd, nuk e eliminon të keqen, as nuk i shpëton shqiptarët.

Shqiptarëve në Shqipëri u takon ti dëshmojnë vetes, ashtu dhe të tjerëve, që çelësi i integrimit të tyre është në Tiranë; ky çelës nuk ka humbur as në Evropë, as në ankesat për populizmin dhe nacionalizmin evropian, as në raportet e policisë hollandeze për trafikun e drogës.

Çelësi i integrimit të shqiptarëve është vjedhur e mbahet peng nga interesa individësh që kanë pushtet, që uzurpojnë politikën, ekzekutivin, gjyqësorin, legjislativin.

Por mes nesh nuk gjendet vetëm çelësi i humbjes.

Mes nesh është edhe çelësi i zgjidhjes”, shkruan ish-deputetja e Partisë Demokratike.(TemA)

Next Post
Pas Samitit/ Merkel e Macron e pranojnë: “Ndjehemi përgjegjës”

Pas Samitit/ Merkel e Macron e pranojnë: “Ndjehemi përgjegjës”

Comments 1

  1. Lili says:
    7 years ago

    Rrugace.Kenaqesh e lumturoheshvqe popullit tend i mbyllen dyert e BE.Nuk te ben pershtypje ty,lavire,se je fashiste me partine tende vrasese.Turp te te vije edukonvti rrugace brezin e ribqebte behet si ty,grida suma? Pthu.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In