• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grida Duma kundër Bashës: Ndërkombëtarët, janë garant i domosdoshëm për demokracinë

by Java News
17/09/2019 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se opozita ia ka arritur që të tronditë qeverinë pasi shqiptarët presin zgjedhje të parakohshme në vitin e gjashtë të qeverisjes.

E ftuar në studion e “Ora”, Duma shprehet se Shtetet e Bashkuara janë jetike për betejën e ndarjes së politikës nga krimi, ndersa partneret nderkombetare jane jetike per demokracine dhe gjetjen e zgjidhjeve.

Keto jane deklarata qe bien ne kundershtim me qendrimin e kryetarit te PD Lulzim Basha, i cili sot u shpreh se zgjidhjet do te behen nga vete shqiptaret, dhe jo me mbeshtetjen e nderkombetareve..

Pjesë nga intervista:

Znj. Duma si duhet ta lexojmë deklaratën e Bashës qe nuk janë ndërkombëtarët ata që do sjellin zgjidhjet?

Duma: Duhet kuptuar vetëm në një prizëm, siç vete ndërkombëtarët kanë thënë që nuk do jemi pjesë e konfliktit, këtë ka thënë edhe Basha. Partia Demokratike nga ana tjetër i konsideron ndërkombëtarët si garant i domosdoshëm në demokracinë funksionale dhe partnere jetike në garantimin e implementimit të zgjidhjeve. Partneret amerikanë janë jetike ne luftën e ndarjes se krimit nga politika pa ata nuk arrijmë as në asnjë organizatë politike ne Shqipëri t’ia dale ne krye kësaj lufte.

-Z. Berisha tha qe djegia e mandateve do ishte ose fitore ose nje gremine, fitore nuk është, cili është qëndrimi juaj mbi këtë?

Duma: Është pikë për pikë çfarë z. Berisha ka thënë në mbledhjen e grupit parlamentar e padyshim qëndron pikë për pikë. Ende sot nuk matet dot nëse është fitore apo jo se nuk jemi në fund të rrugës. Por diçka duhet thënë me qartësi që në vitin e gjashtë të qeverisjes dhe shqiptarët për shkak të kësaj opozite po presin zgjedhjet e parakohshme. Opozita po arriti ta krijoje këtë besim dhe pritshmëri për zgjedhje të parakohshme domethënë që ka tronditur qeverinë. Mbi këtë bazament tani mjetet për ta materializuar fitoren duhen matur mire, pjese e te cilës është dhe platforma e koordinimit strategjik me platformën e aleatëve si ecje pa asnjë çedim dhe përfshirje themelore në vendimmarrje.

–Keni folur për demokracinë e brendshme te partive në një diskutim me të rinjtë, është komentuar qe është mesazh edhe për z. Basha

Duma: Partia Demokratike në 6 vjet ka kryer zgjedhje pas zgjedhjesh te brendshme. Sigurisht qe mjeshtëri  i emërimeve është Rama në PS ku ka vdekur çdo konkurrencë. Po ashtu rritja e demokracisë së brendshme është proces qe nuk mbaron dhe si i tille nuk mbaron as për Partinë Demokratike.

Kushtetuta e Shqipërisë është ndërtuar në frymën që listat e mbyllura balancohen nga demokracia e brendshme e partive. Sot duhet folur edhe për lista te hapura kombëtare pikërisht për të rritur meritokracinë në politikë.

 

 

Next Post
Ilir Meta: “S’ka betejë President-Kuvend” dhe akuzon Ramën

Ilir Meta: "S’ka betejë President-Kuvend" dhe akuzon Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit, përcjellës mesazhi shprese apo zhurmues të jetës urbane?

Protestuesit, përcjellës mesazhi shprese apo zhurmues të jetës urbane?

June 10, 2026
“Qytetarët të bashkuar kundër përqendrimit të pushtetit”, Zogaj shpjegon arsyet e pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse në protesta

“Qytetarët të bashkuar kundër përqendrimit të pushtetit”, Zogaj shpjegon arsyet e pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse në protesta

June 10, 2026
Largohet flamuri i LGBT-së në protestë/ Reagon kryeministri Rama: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë për në BE

Largohet flamuri i LGBT-së në protestë/ Reagon kryeministri Rama: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë për në BE

June 10, 2026
Gazment Bardhi, në sintoni me kë?

“Berisha në burg!” dhe Berisha që kërkon të rrëmbejë protestën

June 10, 2026
“Flamengos”, impakti i betejës globale anti-Trump nga Tirana

“Prani e qëndrueshme në protestë”, Vangjeli: Tubimet e dhunshme kanë më pak shans se ato paqësore për realizimin e objektivave

June 10, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

June 10, 2026
Eksperti i sigurisë Basha: Në protestë është përfshirë qeveria iraniane dhe Garda Revolucionare

Eksperti i sigurisë Basha: Në protestë është përfshirë qeveria iraniane dhe Garda Revolucionare

June 10, 2026
“55.7 përqind e vlonjatëve janë pro projektit turistik në Zvërnec”, Zaloshnja tregon rezultatet e sondazhit

“55.7 përqind e vlonjatëve janë pro projektit turistik në Zvërnec”, Zaloshnja tregon rezultatet e sondazhit

June 10, 2026
“Flamingo” nuk mund të jetë jakobine, nuk duhet të jetë kaos por arsyetim!

“Flamingo” nuk mund të jetë jakobine, nuk duhet të jetë kaos por arsyetim!

June 10, 2026
Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD

Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD

June 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In