• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grida Duma kryetare e Grupit të PD?

by A R
08/09/2017 10:14
Grida Duma, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike.	/r/n/r/nGrida Duma, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

Grida Duma, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike. /r/n/r/nGrida Duma, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë ditës së sotme dy grupet parlamentare më të mëdha, PD dhe PS do të mblidhen për të diskutuar me strukturat drejtuese për agjendat e tyre për sesionin e ri parlamentar.

Gjatë takimit që kreu demokrat do të zhvillojë me deputetët e djathtë mësohet se do të diskutohet qëndrimi që do të mbajë opozita të shtunën të Parlament, ku do të zhvillohen dy seanca parlamentare.

Partia Demokratike do të vendosë sot në lidhje me qëndrimet që do të mbajë për zgjedhjen nga Partia Socialiste e Gramoz Ruçit në postin e kryetarit të Parlamentit. Ndërkohë një tjetër çështje që demokratët do të shtrojnë për diskutim është dhe zgjedhja e kreut të grupit parlamentar i PD-së, dhe shpërndarjen e deputetëve nëpër komisione.

Gara

Burime brenda PD-së bëjnë të ditur për “Shekulli” se Grida Duma ka gjasa të mëdha të propozohet nga kreu demokrat Lulzim Basha të drejtojë kreun e grupit parlamentar, ndërsa Edi Paloka do të vijojë të jetë një prej nënkryetarëve të PD-së. Rivali i vetëm i Grida Dumës mendohet të jetë Enkeled Alibeaj. Ndërsa në vend të Edmond Spahos për postin e nënkryetarit, emrat e përfolur janë ai i Tritan Shehut dhe Aldo Bumçit. Përveç zgjedhjes së dy nënkryetarëve, në selinë blu do diskutohet mundësia që paralelisht me analizën e humbjes që do të nisë në fund të shtatorit, PD të futet në një proces të brendshëm zgjedhor duke lënë të kuptohet se edhe pse në bazë të statutit kupola drejtuese nuk e ka konsumuar ende mandatin pasi zyrtarisht u përfundon në nëntor të 2018-ës. Mësohet se Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani si dhe sekretari Organizativ Enno Bozdo nuk do të jenë këtë këto poste. Në vend të Arben Ristanit, Basha do të zgjedhë në mes të Gent Strazimirit dhe Ervin Salianjit, ndërsa në postin e Sekretarit Organizativ kreu demokrat pritet të rikthejë Flamur Nokën.

Nënkryetarët e Kuvendit

Ndërsa socialistët kanë propozuar si kryetar të Kuvendi Gramoz Ruçin, mësohet se dhe Partia Demokratike ka gjetur emrin e nënkryetarit të Kuvendit. Dhurata Çupi, do të jetë nënkryetare e Parlamentit të PD-së. Çupi është zgjedhur për herë të parë si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, por demokratët e kanë nominuar të jetë një prej nënkryetarëve të Parlamentit. Ndërkohë nga e majta nuk dihet se kush do të jetë nënkryetar, pasi Rama e ka mbajtur sekret. Ish-Kryeministri ka shprehur refuzimin e parë ndaj Parlamentit të ri duke refuzuar drejtimin e seancës së parë të tij. Besnik Baraj deputet i Partisë Socialiste do të drejtojë seancën e parë të konstituimit parlamenti të ri të dalë pas zgjedhjeve të qershorit. Baraj konfirmoi se ishte njoftuar nga sekretaria e kuvendit se do të jetë ai që do të drejtojë dy seancat e kësaj të shtune. Kjo pasi siç mësohet ish kryeministri Sali Berisha siç kishte bërë në vitin 2013 ka refuzuar ta drejtojë këtë seancë edhe pse është deputeti më i madh në moshë. Po kështu mësohet se edhe dy deputetë e tjerë Halim Kosova dhe Tritan Shehu kanë refuzuar ta drejtojnë seancën duke u bërë kështu në bllok si opozitë. Këtë të shtunë është parashikuar që Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet 2 herë. Në orën 10:00, seanca parlamentare do të zgjedhë Këshillin e Verifikimit të Mandateve i cili do të mbarojë shqyrtimin e dokumentacionit të deputetëve brenda ditës, ndërsa në orën 18:00 seanca do të mblidhet për betimin e deputetëve. Në seancën e pasdites, ora 18:00, do të zgjidhet edhe kreu i ri i Kuvendit, ku deri tani ka vetëm një propozim dhe ai është Gramoz Ruçi. Zgjedhja e kryetarit të kuvendit bëhet pa debat. Opozita e djathtë do të nisë këtë sesion me protestë në shenjë refuzimi për emrin e Gramoz Ruçit në krye të kuvendit dhe të emërimit si ministër i Brendshëm të Fatmir Xhafajt. Në këtë sesion të ri parlamentar, Partia Socialiste ka 74 mandate dhe drejton e vetme qeverinë. Partia Demokratike është forca e dytë politike,  por e para në opozitë, në këtë sesion parlamentar ka 43 mandate, LSI në opozitë gjithashtu ka 19 mandate, PDIU 3 mandate dhe PSD 1 mandat./a.m.

Next Post
Uragani shkatërrimtar “Harvey”, 20 familje shqiptare humbasin gjithçka

Shqiptari rrëfen tmerrin nga uragani "Irma"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit

Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit

June 25, 2026
Bind Meksika, mund çekët 3-0 dhe i dërgon në shtëpi

Bind Meksika, mund çekët 3-0 dhe i dërgon në shtëpi

June 25, 2026
Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

June 25, 2026
Tronditet Venezuela. Dy tërmete ‘shkatërrojnë’ kryeqytetin, dyshohet për mijëra viktima

Tronditet Venezuela. Dy tërmete ‘shkatërrojnë’ kryeqytetin, dyshohet për mijëra viktima

June 25, 2026
Ali Ahmeti letër Ramës dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, BE dhe SHBA: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit!

“Protestat u nxitën fillimisht nga Greqia”, Ali Ahmeti: Armiqtë e kombit po krijojnë pasiguri në Shqipëri

June 25, 2026
“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

June 24, 2026
Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

June 24, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

June 24, 2026
Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

June 24, 2026
Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In