Grida Duma fjalim me kritika ndaj Bashës e reflektime: PD-ja fatkeqësisht nuk e ndihmon dot Sali Berishën

Grida Duma2TIRANË

“Unë dhe ju jemi sot këtu sepse këtu duhet të jetë çdo demokrat i vërtetë që e di misionin e PD-së”. Kështu deklaroi nënkryetarja e PD-së Grida Duma në Kuvendin Kombëtar duke i shprehur mbështetjen kryetarit të PD Lulzim Basha, por duke shprehur kritika e reflektime në fjalimin e saj.

Duma tha se PD duhet të bëjë qëllim madhor, kthimin e atyre demokratëve në stadium. Ajo tha se Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të kthehet 100 vjet mbrapa hipur në mushkën e marrëzisë haxhiqamiliste.

Sipas saj Lulzim Basha është kryetari legjitim i PD-së dhe se mitingu i 11 dhjetorit nuk e ndryshon dot këtë fakt. Duma theksoi më tej se aAsnjë nga arsyet që i çuan atje ata demokratë nuk është nul nga pikëpamja morale për PD-në. Më tej ajo u ndal tek mbështetja e Sali Berishës për Bashën në 8 vjet.

“Ne duhet të ballafaqoheshim me faktin zgjedhor, jo duke u fshehur pas masakrave zgjedhore me Sali Berishën që në 8 vjet t’u bë mburojë. Ti duhet të ballafaqoheshe me masakrat zgjedhore duke ndërtuar një model. Ne duhet të bënim skuadra deputetësh përfaqësuese me pëlqimin e bazës”, tha Duma.

PJESË NGA FJALA E SAJ

Unë nuk mund të isha kurrsesi në një miting të interesit personal të Sali Berishës megjithëse ndiej njerëzisht keqardhje të madhe për damkosjen e tij me vulën e zezë të SHBA-ve. Unë nuk jam këtu për t’u bërë maska antizhgënjim e Lulzim Bashës. Ishin pasojat e gabimeve tona dhe padyshim dhe të kryetarit tonë që çuan qindra demokratë në mitingun e 11 dhjetorit. Kam qenë me sytë e veshur hapur për ata demokratë që nuk shkuan atje jo për të luftuar Amerikën, por për të luftuar kryetarin e partisë përmes një lëvizje antiamerikane të Sali Berishës, kjo parti duhet ta bëjë qëllim të sajin madhor, kthimin e atyre demokratëve nga rruga e verbër e karshillëkut ndaj SHBA-ve. Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të kthehet 100 vjet mbrapa hipur në mushkën e marrëzisë haxhiqamiliste. Sytë e mi e ndajnë qartësisht ish-kryetarin Berisha nga ata demokratë. E ndajnë klithmën e dëshpëruar të Berishës nga dëshpërimi i atyre demokratëve. Me zemër isha dhe jam dhe me ata demokratë atje të sfilitur nga humbjet njëpasnjëshme përballë regjimit të Edi Ramës.

Jam këtu me ata demokratë që nuk e perceptojnë partinë e tyre në hijen e listës së zezë të SHBA-ve. Do ju bëja thirrje të gjithëve të mos i kthejmë SHBA-të në sinonim të Lulzim Bashës. Nuk jemi këtu për të kontestuar legjitimitetin e kryetarit dhe as për t’i kërkuar dorëheqjen. Ndoshta duhet ta kishte konsideruar atëherë kur Sali Berisha nuk ia kërkoi. Ia dhamë votën pa i thënë asnjë fjalë, edhe kur nuk i fituam zgjedhjet. Kështu kemi gabuar që nga viti 2013, prandaj ky absurd erdhi në këtë pikë, kur Lulzim Basha doli humbësi i vetëm. Por do apo nuk do Sali Berisha ti je kryetari legjitim i PD-së. Mitingu i 11 dhjetorit nuk e ndryshon dot këtë fakt, pavarësisht pranimit të atyre delegatëve atje, askush nuk e di numrin e tyre, sepse shumica u provua këtu. Asnjë nga arsyet që i çuan atje ata demokratë nuk është nul nga pikëpamja morale për PD-në. Ne nuk kemi arritur të fitojmë disa herë rresht dhe prej masakrave zgjedhore.

Ne duhet të ballafaqoheshim me faktin zgjedhor, jo duke u fshehur pas masakrave zgjedhore me Sali Berishën që në 8 vjet t’u bë mburojë. Ti duhet të ballafaqoheshe me masakrat zgjedhore duke ndërtuar një model. Ne duhet të bënim skuadra deputetësh përfaqësuese me pëlqimin e bazës.

Paradoksalisht ti ke sot një avantazh të madh z. kryetar, je më i pafajshmi midis nesh. Nga pikëpamja njerëzore ndiej keqardhje për damkosjen e Sali Berishës, nuk e hedh dot poshtë miqësinë e tij pa interes me mua. PD-ja fatkeqësisht nuk e ndihmon dot Sali Berishën, duke bërë harakirin në të cilin na ftoi të bashkoheshim. Unë nuk mund ta amnistoj dot atë për një nga fajet e tij të pajustifikueshme. Duke kërkuar ndjesë se përse e mbështeti Bashën, ai dhe vetëm ai për 8 vite e mbrojti Lulzim Bashën nga çdo vranësirë duke krijuar botërisht idenë se Lulzim Basha ishte i paprekshëm. Berisha ishte rrufepritësja e plotfuqishme në çatinë e zyrës së tij.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com