• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grida Duma e nis emisionin me monologun për Bashën: Ja çfarë më tha kur i kërkova të përdorte një gjuhë më të kuptueshme për shqiptarët

by Java News
14/11/2022 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grida Duma është shfaqur sot për herë të parë në profesionin e saj të ri, moderatore e emisioinit “Top-Sotory”, një kthesë në karrierë që e ndërmori duke sakrifikuar mandatin e deputetit.

Duma e ka nisur emisionin në pjesën e parë me një monolog disa minutësh, ku ndër të tjera ka rrëfyer edhe një bisedë që kishte bërë më herët me kryetarin në atë kohë të PD-së, Lulzim Basha.

Ajo rrëfeu se si i kishte kërkuar Bashës që të përdorte një gjuhë më të kuptueshme për shqiptarët, duke lënë mënjanë termat e komplikuar, por përgjigja e tij e bëri që “të nënqeshë”.

Duma e mbylli prologun duke thënë se me ato që ka parë në Kuvend vështirë se do ta gënjejë dikush në studio.

Të ftuarit e parë të emisionit të saj janë Berat Buzhala, Arjan Curri dhe Dritan Hila.

Pjesë nga rrëfimi i Dumës:

Tentova të bëj në bisedë, tentova t’i them hapur një gjë, nga mënyra se si po e shpalosnim ne programin. Është e pamundur i them, nuk mund të vazhdojmë me këto terma GDP, PPP, ndaj të shohim se çfarë mund të bëjmë që të frymëzojmë njerëzit. Që të na kuptojnë. Më tha do kemi rritje ekonomike kur të qeverisin dhe të tjerat do të vijnë vetiu. Nënqesha, i thashë gjërat e tjera, shanset nuk vijnë vetë. Të investohemi te njerëzit, të investohemi tek më të mirët. Te qindra që kemi në institucionet tona, që të kenë frymën perëndimore. E thash vetëm kaq, unë do ivestohem te njerëzit, dhe sonte jam këtu. Do investohem te njerëzit dhe aftësitë, sepse shqiptarëve nuk i mungojnë aftësitë, por mundësitë.

Kjo që po bëj tani, që po komunikoj me shumë shqiptarë është gjëja më serioze që më ka ndodhur. Mendoj që kam hyrë në politikë jo në ditën që kam hyrë në një strukturë partie, hyra nga media në politikë. Gara në këtë vend nuk është vrarë nga ekonomia e tregut, gara në këtë vend, meritokracia është vrarë nga kryetarët. Ata janë të parët që në një vend post-komunist paracaktojnë garat. Një kryetar e di shumë mirë që mjafton një simbolikë e vetme, sikur ta marrë atë kandidatin në një foto në krahun e djathtë, dihet kush do fitojë. Me sa kam parë aty në Kuvend, këtu është vështirë që të më gënjejë njeri./m.j

Next Post
Lutfi Dervishi bën komentin pikant për Grida Dumën: Ky emision është shumë i mirë! I mungon vetëm moderatori

Lutfi Dervishi bën komentin pikant për Grida Dumën: Ky emision është shumë i mirë! I mungon vetëm moderatori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti në Tiranë/ Universiteti Politeknik merr vendimin: Dita e nesërme do të jetë pushim!

Rreth 1,300 studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët

October 21, 2026
Pedagogët thyen karriget e Kryeministrisë, historiani: Janë të viteve 30. I mbijetuan edhe pushtimit gjerman, por ja që…

Pedagogët thyen karriget e Kryeministrisë, historiani: Janë të viteve 30. I mbijetuan edhe pushtimit gjerman, por ja që…

October 21, 2026
Musk shqyrton bashkimin mega-korporativ mes SpaceX dhe Tesla me vlerë mbi 3.5 trilionë dollarë

Musk shqyrton bashkimin mega-korporativ mes SpaceX dhe Tesla me vlerë mbi 3.5 trilionë dollarë

October 21, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

October 21, 2026
Protesta për strehimin në Portugali, 55 të arrestuar dhe dy të plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë

Protesta për strehimin në Portugali, 55 të arrestuar dhe dy të plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë

October 21, 2026
“I shkova tek varri dhe i thashë…”, Mark Marku tregon porosinë e Nënë Terezës për Bill Clinton

Protestat/ Mark Marku: Dorëheqja e Ramës nuk i zgjidh problemet, Shqipëria po përsërit të njëjtin cikël

October 21, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Kina kërcënon Britaninë me hakmarrje tregtare nëse rrit tarifat për automjetet elektrike

October 21, 2026
Rama ndryshon karriget, por jo mesazhin: Dialogu mori dje përgjigjen e dhunës, por dora ime mbetet e shtrirë

Rama ndryshon karriget, por jo mesazhin: Dialogu mori dje përgjigjen e dhunës, por dora ime mbetet e shtrirë

October 21, 2026
Valë e re sulmesh në Ukrainë, dy të vdekur në Kharkiv! Dëme të shumta në Kiev e Poltava

Valë e re sulmesh në Ukrainë, dy të vdekur në Kharkiv! Dëme të shumta në Kiev e Poltava

October 21, 2026
Moti për sot, reshje shiu në të gjithë vendin, në veriperëndim priten shtrëngata

Moti për sot, reshje shiu në të gjithë vendin, në veriperëndim priten shtrëngata

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In