Pas audiopërgjimit të bërë publik nga Partia Demokratike, ku vëllai i ministrit të Brendshëm bisedon me trafikantë, ka reaguar deputetja e PD, Grida Duma.
Duma edhe pse i ka bërë disa vite në politikë, madje eshte dhe sekretare per Marredheniet me Publikun ne PD, nuk e di ende se cili është posti që mban Fatmir Xhafaj, por as nuk dënjon ta mësojë këtë javë që PD ka nisur sulmet, ndërsa nuk ka kursyer dhe ironitë për Lulzim Bashën.
Në një postim në rrjetet sociale, Duma shihet e lodhur nga fjalët përsëritëse të Bashës, ndërsa e ka vënë ministrin Xhafaj në postin e Ministrit të Drejtësisë.
“Jemi mësuar tashmë me fjalitë e tipit “shteti ka rënë”, “moralisht kjo qeveri nuk ekziston më”, e të tjera si këto, sa herë që në Shqipëri plas skandali i rradhës.
Skandali i kësaj rradhe nuk lidhet me faktin se vëllai i Ministrit të Drejtësisë ka vënë dorën në zemër për të ndihmuar një bashkëpunëtor të drejtësisë të shesë drogë.
Skandali lidhet me faktin se kjo nuk çudit më askënd: as mazhorancën e varur, as prokurorinë e pavarur. Sepse krimi i vogël është bërë për njerëzit e vegjël; krimi i madh për ata që kanë shumë pushtet”, deklaron Duma.
Mund të thuhet që Duma jo vetëm gabon dhe gabon rëndshëm, por e ripërsërit me bindje të plotë gafën e saj./a.ç