• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Grida dhe miti i Dylqinës

by
23/06/2015 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulëzim Basha mbylli një tubim në Durrës duke u bërë thirrje qytetarëve me një buzagaz të njeriut që ka gjetur batutën se duhet të votonin për ëmbëlsinë. E tillë është apo ishte Grida për të, dhe jo vetëm. Baton Haxhiu nuk linte pa përfillur hiret e saj kur shpjegonte arsyet se pse në Durrës duhej të fitonte kjo zonjë. Vizatimi i saj si një yll, që sjell me vete edhe joshjen, nisi me vargjet e Luan Ramës tek “Opinion”-i, vijoi me Oltën që bën selfie, me daljen si divë në cover-in e magazinës së familjes së kryetarit, dhe përfundoi me shpërthimin pastiçier të Bashës në shesh. Në pamje të parë krijohej ideja se po garonim për pozitën e bukuroshes së mozaikut të lashtësisë, dhe jo për t’i marrë bashkinë Gjushit. Kaq i madh ishte zhgënjimi i dërrmimit të saj në garë, sa mysafirët e së hënës të Fevziut më ngjanin si dashnorë të parealizuar, që rendin pas mitit të Dylqinës së Tobozës.

Grida Duma, si kurrë më parë në Shqipëri, është një kandidate politike e imponuar me zell të madh nga media. Eshtë krijim i mirëfilltë i shtypit, i gazetave dhe televizionit. Ylli i saj në Partinë Demokratike nuk ndriçoi në mbledhjet e grupseksioneve, por u hodh me katapultë nga studiot televizive në foltoret e mëdha të partisë, pavarësisht se ndonjëherë në to të merret këmba dhe bie. Ajo u paraqit deri akademike, megjithëse, kur mendon Eqerem Çabejin në gjuhësi apo Radium Avxhiun në gjeofizikë, edhe mund të kesh pak dyshime për akademizmin e saj. Ama media e ka komoditetin që të këpusë të trasha, e herë-herë të flasë me metafora e hiperbola.

Kjo është gafa kryesore e Grida Dumës dhe e politikanëve që pranuan t’i çelnin derën. Media nuk krijon, nuk e ka këtë mision, nuk di ta bëjë. Televizioni në përgjithësi është i rrejshëm, është fiksion. Shkoni dhe shihni një studio pa drita të ndezura, e më pas diell nga projektorët. E kuptoni sa kallp është ky realitet! Dilni një herë të vetme të pagrimuar para kamerave, dhe do të shihni si dallohen aknet, gungat e ballit, hollësia e buzëve apo plot defekte; ndaj në televizion njerëzit janë aq sqimatarë. Media ka rëndësi për komunikimin, për arritjen e mesazheve tek individi, për audiencën, por nuk krijon dot, madje, sa herë e bën, pjell monstra.

Politika është një profesion që ka shumë nevojë për propagandën, për instrumentet e saj, për masmedian. Ndër të parët që e ka kuptuar këtë ishte Adolf Hitleri, dhe pa dyshim plot të tjerë, por askush nuk tentoi ta kapërcejë rrugëtimin e gjatë të ecjes në politikë duke ardhur nga paradhomat televizive.

Fushata elektorale e Grida Dumës është një shfaqje e madhe, një farë reality. Kaq shumë televizive ishte kandidatja e demokratëve, të cilët në këto zgjedhje luajtën me kartën e skamjes, sa ajo renditej në vend të parë për paraqitjen. Kurrë nuk e gjetëm të pakrehur, të veshur pa kujdes dhe shkarazi. Kjo krijonte një shkëputje të paevitueshme me votuesit, krijonte idenë që kandidatja i përkiste një tjetër shtrese, por kësaj here po bënte një sforcim të madh që të zbriste pak në nivel sa për të mbledhur votat. Zonja dhe ata që organizuan fushatën e saj nuk e kuptuan që përballë qëndronte një makineri votash, e cila ndërtohet vetëm falë strukturave partiake, dhe jo mediatike. Nuk ka gjasë të fitojë televizioni tek partia, dhe e kundërta.

Dako fitoi herën e parë me 300 vota ndaj Armando Telitit, vota të cilat ishin lehtësisht të kontestueshme, por demokratët nuk bënë zë, sepse ishin në qeveri. Ndaj Ferdinand Xhaferrit Dako krijoi një hendek me 2500 vota. Një lapsus fatkeq i Xhaferrit u amplifikua nga të njëjtët operatorë mediatikë që shpikën Gridën, dhe ish-ministri u zhduk nga skena në mënyrën më të pamëshirshme. Sot, Grida dhe ndjekësit e saj janë thyer keqas nga rivali që e trajtuan si reptil të vockël të lënë në qoshe, sepse në zgjedhje pak rëndësi ka shtati, bukuria, por përdorimi i instrumentave politikë, që gazetarët nuk i njohin, ashtu siç politikanët nuk e njohin kamerën, montazhin, make up-in, dritat.

Më vjen keq se Grida Duma, me atë qasje që ka ndaj kamerës, me atë vëmendje instiktive që ka për ta gjetur llambën e kuqe të saj, me atë zë të mirë, me atë natyralitet në qëndrim, me atë artikulim të qartë, do të ishte një drejtuese e shkëlqyer lajmesh apo studiosh televizive, sa kam bindje që do të ngjallte një xhelozi gati armiqësore të Fevziut apo të ndonjë tjetri, të cilët do t’ia mbushnin me litarë shkallët për të shkuar në studio. Gjithsesi, kjo ndodh rëndom në Shqipëri: që ngatërrojmë talentet dhe humbim dramatikisht personalitete në zeje të ndryshme! /tesheshi.com/

Next Post

Meta: Fushata e Dr.Kosovës ishte një risi pozitive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In