• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Greta Thunberg befason sërish, vihet në krye të…

by A R
17/01/2020 22:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktivistja suedeze, Greta Thunberg, sëbashku me 10.000 protestues do të shkojnë në Davos, javën e ardhshme, për të kërkuar nga liderët botëror dhe ata të biznesit, të bëjnë më shumë për të luftuar krizën e klimës. Në fillim të javës së ardhshme, në Davos të Zvicrës, mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Forumi organizohet çdo vit, në muajin janar, dhe në të marrin pjesë liderë politikë dhe ata biznesorë. Thunberg, 17-vjeçare, e filloi vite më parë një lëvizje kundër ndryshimeve klimatike.

Fushata e saj ka marrë përmasa botërore. “Për udhëheqësit botërorë dhe ata që janë në pushtet, unë do të doja të them se nuk keni parë asgjë akoma”, tha Thunberg, gjatë fjalimit në Lozanë.

Kjo është hera e dytë që Thunberg merr pjesë në Forumin e Davosit. Këtë vit, ajo do të jetë pjesë e dy paneleve të diskutimeve. Qindra përkrahës të saj do të udhëtojnë përmes trenave drejt Davosit.

Mbledhja e këtij viti mbahet në sfondin e zjarreve që kanë përfshirë pjesë të mëdha të Australisë.Derisa qeveria australiane ka refuzuar ta ndërlidhë këtë situatë me ndryshimet klimatike, megjithatë është shtuar shqetësimi i publikut për ngrohjen e planetit.

Viti i kaluar, ishte i dyti më i nxehti në Tokë, që kur filluan regjistrimet e temperaturave, tha të mërkurën Organizata Botërore e Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara (ËMO).

Revista Time e ka shpallur aktivisten kundër ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg, person të vitit 2019-të. Thunberg ka qenë favorite për të fituar Çmimin Nobel për Paqe, mirëpo i njëjti është ndarë për kryeministrin e Etiopisë, Abiy Ahmed. /REL

Next Post
Romeo Veshaj në krahët e Fifit? Flet këngëtarja dhe zbulon gjithçka

Romeo Veshaj në krahët e Fifit? Flet këngëtarja dhe zbulon gjithçka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In