• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Greta Koçin e lenë “prapa liste” në garën për kryetar të FRPD-së

by
20/10/2015 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Greta Koçit i vënë “vizën” në selinë qëndrore të PD-së si kandidate në garën për kryetar të FRPD-së. Në letrën publike që shefja e sekretariatit për shoqërinë civile në PD, Nevila Xhindi, u ka dërguar kandidatëve në garë, rezulton se nuk figuron emri i Greta Koçit, e cila është ende nënkryetare e FRPD-së.

Siç është bërë e ditur zyrtarisht, në garë janë pesë kandidatë: Belind Këlliçi, Oriela Nebijaj, Greta Koçi, Lisandër Hoxha dhe Ervin Salianji. Por duket se sekretariati për shoqërinë civile në PD, si për ironi, ende nuk e ka informacionin se cilët janë kandidatët në këtë garë.

Problematika në fjalë bëhet pak serioze po të kihet parasysh se shefja e departamentit u ka dërguar një letër publike të katër kandidatëve me titull: “Letër e hapur për miqtë e mi garues në Forumin Rinor: Orin, Belindin, Ervinin, Lisandrin..”, duke lënë “prapa liste” Greta Koçin. “Mes shumë takimeve dhe angazhimeve në këto ditë, kam prioritet edhe takimin me secilin prej jush”, nis letrën e saj shefja e sekretariatit për shoqërinë civile.

Por kjo ka shkaktuar reagime mjaft të ashpra brenda FRPD. Sipas disa anëtarëve të këtij Forumi, anashkalimi i Koçit bëhet me qëllim për të favorizuar persona të tjerë në garë, duke zhvlerësuar në këtë mënyrë edhe parimin “një anëtar, një votë”, nëpërmjet të cilit po synohet të zgjidhet kreu i ri i FRPD-së. Në disa prej këtyre reagimeve nënvizohet se shefes së sekretariatit në PD për shoqërinë civile nuk i falet për pozicionin që ka ky diferencim, pasi haptazi duket se mban krahë.

Por në vend të tërheqjes zyrtarja e lartë në PD ka vijuar më tej duke replikuar ndaj këtyre kritikave në Facebook duke u shprehur se “Letra vlen për këdo në garë, na vlen ne. Sigurisht edhe për Gretën nëse eshte në gare”. Për hir të së vërtetës Greta është në garë dhe kjo është tani zyrtare. Por mesa duket vetëm zyrtarja e lartë e PD-së nuk është ende në dijeni të këtij fakti. Përpara se të bënte publike letrën e saj publike, mjafton të pyeste dy dyer më tej në selinë qëndrore të PD-së ku ndodhen personat përgjegjës që po regjistrojnë kandidatët për kryetar të FRPD.

Next Post

De Biasi s'ka nevojë të merret peng për të qënë 'patriot'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com