• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greqia zyrtare, ose ‘Nihil novi sub soli’

by Ledi Shamku
05/07/2016 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ledi Shamku

Kam mbetur pa fjalë nga çka tha në Tiranë, mu në mes të Tiranës zyrtare, këshilltari i kryeministrit grek.

Sikundër kam mbetur pa fjalë edhe nga heshtja që mbështolli e mbështjell fjalët e tij.

Sipas këtij të dërguari të Ciprasit, qeveria shqiptare po qeveriska me bashkëpunëtorë të nazizmit, të cilët qenkan çamët!

Së pari, ku e gjen të drejtën Greqia të diskutojë mbi formacionin politik qeverisës të një shteti sovran? Nuk ma do mendja që Kola i Athinës të jetë aq i papunë te punët e veta sa të luajë derën e Tiranës.

Ende më fort nuk ma do mendja se pret t’i marrim dorën atij për punët tona.

Nuk dij pse po i shtojnë zotërinjtë borxhit të tyre ekonomik edhe një borxh të madh politik me kësi deklaratash!

Së dyti, dhe kjo është ngjethëse vërtet: çamët qenkan bashkëpunëtorë të nazizmit???!!!

E deklaron këshilltari i Ciprasit mu në mes të Tiranës këtë?!

Një zyrtar i lartë grek damkos krejt një bashkësi shqiptare dhe Shqipëria hesht?!

Paskan rënë dakord të shfuqizojnë Ligjin e Luftës dhe shpërthejnë me të tilla deklarata?!

Po këta Ligjin e Luftës e paskan në mendje dhe në frymë! Kjo deklaratë e marrë, e shëmtuar dhe e nxirë tjetërgjë nuk është përveçse ripohim i Ligjit të Luftës!

Pres nga Cipras që zyrtarisht të dalë e të thotë se këto fjalë qenë fjalë vape të Këshilltarit të vet, qenë i nxehti vetjak i një njeriu.

Përndryshe, në mos pastë një ndjesë kryeministrore, unë si shqiptare dhe si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, do t’i quaj këto deklarata si qëndrim i Athinës zyrtare.

Dhe këtu ndryshon krejt qasja!

Next Post

Biznesi ankimon gjoba me vlerë 117 mln euro, vetëm 3.3 % e penalizimeve rrëzohen në apel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com