• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Greqia/ Të burgosurit shqiptarë denoncojnë : Jetojmë mes plehrave pa bukë, sjellje kafshërore ndaj nesh

by Java News
12/05/2020 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetëra të burgosur shqiptarë në Greqi ankohen për kushtet çnjerëzore që mbahen në qeli. Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërritën dhjetëra video ku duken plehra në dhomë, korridore dhe oborre. Pas pamjeve, gazetarët e Fiksit zhvilluan një bisedë me Skype me këta të burgosur, të cilën u ankuan edhe për ushqimin, ku sipas tyre për 24 orë kanë nga 1 salçice, gjysëm kos të vogël dhe 1 kokë lakër 8 vetë.

“Ndodhemi në burgun e Patras dhe ju drejtohemi se ne si shqiptar jemi dënuar maksimalisht. Për të njëjtën akuzë, ne dënohemi me burgim të përjetshëm dhe shtetasit grek vetëm me nga 8 vite burg. Njëri prej të burgosurve, i quajtur Algen Roso, thotë se është dënuar për transport hashashi me burgim të përjetshëm. “Gjyqin në shkallë të parë e kam mbaruar në dhjetor të 2017-ës. Ka vajtur në Apel, isha po ma shtynë edhe 1 vit. Tani në datën 7 bëhesha gati për në Apel që të shkoja në shtëpi. Tani më fikën dritat, më thanë mirupafshim. Kur të iki Covidi më thanë” thotë ai, ndërsa saktëson se në këtë burg janë rreth 200 shqiptarë, ku shumica janë dënuar vetëm me disa indicie.

Ndërkohë, ata ankohen se aktualisht burgu është plot me plehra. “Në burg aktualisht nuk kalon dot, është plot me plehra. Mund të bjerë kolera, lërë atë Covidin. Kolera! Në momentin që s’punojnë burgaxhinjtë, nuk nxirren pislliqet jashtë. Ka plehra në korridore, oborre, dhoma. Nuk kalon dot. Këtu është një, po ta shikosh në video, në kamer, këtu trembet po të futet njeri. Kanë futur nja 4 cuba nga jashtë tani, ose DAP-i që i thonë në shqip, dhe kë të marri dhe kë të lë” thonë ata, ndërsa pohojnë se për gjendjen kanë bërë edhe video. Sipas tyre, në të gjithë burgun është e njëjta situatë, ku Burgu i Patras e ka kapacitetin për 420 vetë dhe në këtë moment ka 629 të burgosur. “Qelia është për 4 veta. Këta lart janë 11 veta, 12” thotë një prej tyre.

Pas ankesës, disa të burgosurit filmojnë live ambientet e burgut, ku duken plehrat kudo, në korridore, në oborr, ndërsa burgu nuk ka kushtet më minimale të jetesës, ndërsa lë shumë për të dëshiruar higjiena. Më pas na tregojnë edhe ushqimin. “Këto janë kosa, që i marrin 2 + 1 dhuratë. Këto salçiçet megjithë këtë mollën dhe këtë kokën e lakrës, për 7 veta. Mëngjes, drekë, darkë! Ushqimi i gjithë ditës, një herë në ditë na japin ushqim, nga një salçiçe.

Nga gjysmë kosi për njeri, na gjysmë. Ne jemi 8 veta!” pohojnë ata, ndërsa shtojnë se aktualisht nuk i japin më ushqim siç sillnin; në mëngjes sillnin çaj ose qumësht. “Kush nuk e pinte qumështin, merrte çaj. Nuk japin më, i kanë prerë ato. Në drekë i ndajmë ne si komision, na i hedhin atje sikur ja hedhin qenve dhe dalim ne 3 veta që jemi në komision që ti ndajmë dhomë më dhomë në mënyrë të barabartë, që mos të ketë njëri më shumë e tjetri më pak. Mbasdite nuk sjellin më asnjë lloj ushqimi. Deri nesër në drekë këta njerës duhet të jetojnë me ato që patë ju. Me një kokë lakër, një salçiçe për njeri dhe 3 kosa (për të gjithë)” thonë të burgosurit.

Më tej shtojnë se shqiptarët janë trajtuar ndryshe nga të burgosurit e tjerë. Qeveria greke ka marrë disa masa lehtësuese për të burgosurit, nga pandemia Covid 19, por të burgosurit shqiptarë nuk kanë përfituar. “Para dy javësh doli ministri i Rendit edhe tha që për arsye të koronavirusit 2019 ka vendosur ministria të nxjerrë njerëzit përjashta. Kush ka marrë dënim deri në 5 vjet, do të dalë direkt. Kush ka marrë dënim deri në 8 vjet dhe ka bërë 2/5 me punë do dali menjëherë. Kush ka bërë 1/3 e dënimit, vetëm burg, pa punë, një njeri është dënuar 12 vjet, po ka bërë 4 vjet burg, duhet të dali. Kush ka edhe 1 vit akoma për të dalë do e nxjerrin. Pleqtë mbi 65 vjeç do ti nxjerrin, do ti çojnë nëpër shtëpitë e tyre do ti vënë lëta elektronikidhin që ti kontrollojnë me GPS. Nga të gjitha këto nuk bëri asnjë gjë” pohojnë ata, ndërkohë që kanë pakënaqësi edhe për vonesat me dashje të zhvillimit të gjyqeve në apel.

Next Post
Ministri britanik i Shëndetësisë flet hapur: Nuk ka pushime verore jashtë vendit

Ministri britanik i Shëndetësisë flet hapur: Nuk ka pushime verore jashtë vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO në provë, Rutte i bën “jehonë” Trump: Beteja për të mbajtur SHBA-të në krah të Europës

NATO në provë, Rutte i bën “jehonë” Trump: Beteja për të mbajtur SHBA-të në krah të Europës

July 7, 2026
Pse sulmet e Trump ndaj Melonit po shqetësojnë Perëndimin

Pse sulmet e Trump ndaj Melonit po shqetësojnë Perëndimin

July 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Ndryshime të mëdha, lajme të mira dhe mundësi të arta për të 12 shenjat e zodiakut

July 7, 2026
Tirana gati për Kanye West, Rama: Janë shitur më shumë bileta se për finalen e Conference League

Tirana gati për Kanye West, Rama: Janë shitur më shumë bileta se për finalen e Conference League

July 7, 2026
Turqia blindon Ankaranë për Samitin e NATO-s, mbi 56 mijë efektivë dhe forca xhandarmërie në terren

Turqia blindon Ankaranë për Samitin e NATO-s, mbi 56 mijë efektivë dhe forca xhandarmërie në terren

July 7, 2026
Përfundon rehabilitimi i një tjetër pallati, Veliaj: Do prekim çdo rrugicë

Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët

July 7, 2026
“Last Dance” i Cristiano Ronaldos, del nga fusha duke qarë pas ndeshjes së fundit në Botëror

“Last Dance” i Cristiano Ronaldos, del nga fusha duke qarë pas ndeshjes së fundit në Botëror

July 7, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Njeriu i divanit

July 7, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndruehsme, reshje shiu në këto zona

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndruehsme, reshje shiu në këto zona

July 7, 2026
Rama drejt Turqisë për Samitin e NATO-s, Trump dhe liderët e Aleancës në Ankara. Në axhendë mbrojtja dhe Ukraina

Rama drejt Turqisë për Samitin e NATO-s, Trump dhe liderët e Aleancës në Ankara. Në axhendë mbrojtja dhe Ukraina

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In