• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greqia shton presionin, kërkon ngritjen e 8 mijë varreve të ushtarëve të rënë në luftë

by A R
28/10/2016 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësues të shtetit grek kërkojnë që në Shqipëri të ndërtohen edhe 8 mijë varre të ushtarëve grekë.

Kjo kërkesë adresuar shtetit shqiptar u bë gjatë aktivitetit të OJO-së greke mbajtur në Manastirin e Këlcyrës aty ku prehen eshtrat e mbi 700 ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke në fillim të viteve ‘40.

Në meshën e mbajtur nga kleri ortodoks grek, ishin të pranishëm ambasadorja greke në Shqipëri Elenis Uraniu, kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, konsulli grek në Gjirokastër, familjarë të ushtarëve të rënë përfaqësues të lartë të partisë Agimi i Artë.

Ish-nënkryetari i Parlamentit grek, aktualisht Kreu i Shoqatës së Familjarëve të Ushtarëve Greke të rënë në luftë italo-greke,Jorgos Surrlas duke i’u referuar çështjes së mbetur pezull për gjetjen, grumbullimin dhe rivarrosjen e 8 mijë të rënëve në luftën italo-greke në Shqipëri tha se shpreson në një zgjidhje me qeverinë shqiptare, raporton Report Tv.

“Shpresoj për plotësimin e kërkesave tona që i kemi përsëritur në adresë të qeverisë shqiptare.

Komiteti i përbashkët ndërshtetëror mes shtetit tonë dhe atij shqiptar që ka për qëllim zgjidhjen e kësaj cështjeje të bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2009 rifilloi nga puna dhe takimi i dytë u mbajt në Athinë para pak ditësh, shpreh bindjen se do celet rruga dhe gjendet zgjidhja e trajtimit të cështjes së mbledhjes së eshtrave të afro 8 mijë ushtarëve grekë që gjenden në territorin shqiptar, përvec varrezave që janë ngritur në Këlcyrë dhe Bularat” tha Jorgos  Surrlas Ish-nënkryetar i Parlamentit grek.

Kreu i Agimit të Artë për Rajonin e Janinës, Konstantinos Anagnostis tha për Report Tv se shqiptarët duhet të lejojnë hapjen e varrezave të reja në jug të vendit.

“Nuk jemi dakord me qëndrimin e shqiptarëve dhe të çamëve që janë kundër ndërtimit të varreve të reja ushtarëve tanë këtu dhe kjo nuk është e drejtë.

 Shqiptarët duhet të na ndihmojnë edhe neve që të rivarrosim eshtrat e të parëve tanë në këtë vend që kanë luftuar ndaj pushtuesit të përbashkët.

Partia jonë Agimi i Artë, nuk i shikon shqiptarët si popull armik sepse jemi komshinj të mirë dhe si cdo shtet edhe me Shqipërinë, ne kemi kufijtë tanë dhe secili i respekton ato.

Ndërsa shqiptarët, në raport me bashkëatdhetarët tanë këtu në jug të Shqipërisë, përgjithësisht sillen mirë por ka edhe qëndrime ekstreme ndaj tyre por besoj se janë në minorancë” tha ai.

Prej disa vitesh kjo ceremoni kryhet në këto varreza ditën kur në Greqi shënohet ngjarja historike kur vendi i tha jo pushtimit nga Italia fashiste.

Në 28 tetor të 1940, që njihet si dita kur kryeministri i asaj kohe Joanis Metaksas, i tha “JO”, ultimatumit të Italisë së Musolinit, për të hyrë pa hasur rezistencë në tokën greke nëpërmjet kufirit shqiptar, gjë që u bë shkak për fillimin e luftës./a.m.

Next Post
Pak ditë para zgjedhjeve, FBI rihap hetimet ndaj Clinton për “email-et”

Pak ditë para zgjedhjeve, FBI rihap hetimet ndaj Clinton për "email-et"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com