Autoritetet greke kanë filluar të transportojnë migrantët e bllokuar në ishujt e Egjeut për në kontinent për të reduktuar presionin në kampet e tejmbushura, tha sot ministri i ngarkuar me Migrimin, Janis Muzalas.
“Më së shumti janë familje”,deklaroi ai për radion greke ”To Vima 99.5”.
“Gjithashtu migrantët, të cilët ishin të përfshirë në trazira do të dërgohen në ambiente sigurta në kontinent”, shtoi Muzalas, pa dhënë numra konkrete.
Më shumë se 10 300 migrantë mbeten të bllokuar në ishujt grekë të Egjeut, pas mbërritjes nga Turqia.
Ishujt kanë qenë pika kryesore e hyrjes në Evropë për rreth një milion refugjatë dhe migrantë, të cilët kanë ardhur në vitin 2015 dhe në dy muajt e parë të vitit 2016.