• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greqia sfidon hapur Gjermaninë, kërkon dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore

by Java News
18/04/2019 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti grek votoi të mërkurën pro nisjes së një fushate diplomatike për të nxitur Gjermaninë për të paguar miliarda euro dëmshpërblime për okupimin nazist të vendit në Luftën e Dytë Botërore, një çështje që Berlini tha se ishte vendosur shumë kohë më parë.

Greqia pësoi jashtëzakonisht shumë humbje nën sundimin nazist të Gjermanisë dhe një komision parlamentar në vitin 2016 e përllogariti koston në më shumë se 300 miliardë euro, ndonëse propozimi i së mërkurës, mbështetur nga koalicioni qeverisës dhe ligjvënësit e opozitës, nuk përmendte asnjë shifër.

Vota, vendimi i parë zyrtar i parlamentit mbi çështjen e reparacioneve emocionale, ka të ngjarë të tendosë më tej lidhjet e tensionuara me Gjermaninë, e fajësuar nga shumë grekë për masa të ashpra shtrënguese të vendosura në këmbim të kredive të ndihmës gjatë krizës së saj financiare.

Propozimi, i cili vjen përpara zgjedhjeve kombëtare në tetor, i bën thirrje qeverisë të marrë “çdo veprim të duhur ligjor dhe diplomatik për të përmbushur kërkesat e Greqisë”.

“Ky pretendim është detyra jonë historike dhe morale”, tha kryeministri Alexis Tsipras në fund të një debati gati 12-orësh, i cili përfundoi me votën mbi propozimin e paraqitur nga kryetari i parlamentit Nikos Voutsis.

“Për të ndërtuar një të ardhme më të mirë ne duhet të mbyllim rastet e hapura të së kaluarës dhe Gjermania duhet të bëjë të njëjtën gjë”, tha ai, duke shtuar se Athina do ta ngrejë çështjen diplomatikisht me Berlinin.

g.kosovari

Next Post
Disa “sekrete” për trajnerin e ri të Kombëtares Edi Reja

Disa “sekrete” për trajnerin e ri të Kombëtares Edi Reja

Comments 1

  1. Pastruesi says:
    8 years ago

    miu dhe elefanti

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

November 11, 2026
Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

November 11, 2026
Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

November 11, 2026
Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall terroriste organizatën e drejtuar nga një zyrtar i VLEN në Çair

Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall terroriste organizatën e drejtuar nga një zyrtar i VLEN në Çair

November 11, 2026
Pranoi vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit të kapur në Greqi

Pranoi vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit të kapur në Greqi

November 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Nëntor 2026

November 11, 2026
Prorokoviç e konfirmon: Kompromisi i Perëndimit për Kosovën do jetë OKB

Sahara/ Mbështetje e gjerë në OKB-së për planin e Autonomisë Marokene pas vetos ruse!

November 11, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Dosja “Partizani” është thjesht alibi në emër të pandëshkueshmërisë

November 11, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës ndryshon përsëri çmimet e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

November 11, 2026
Kërcënimi/ “Do t’ju shkatërrojmë!”- Frikë për bomba në shkolla në të gjithë Italinë, evakuime dhe kontrolle! Fillojnë dëbimet

Kërcënimi/ “Do t’ju shkatërrojmë!”- Frikë për bomba në shkolla në të gjithë Italinë, evakuime dhe kontrolle! Fillojnë dëbimet

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In