• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Greqia rrit përpjekjet për të nxjerrë naftë e gaz në detin Jon, licencohen kompanitë helene për të…

by
06/04/2022 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë që çmimi i naftës është rritur në tregjet ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të Perëndimit të vendosura ndaj Rusisë, Greqia është duke rritur përpjekjet për të nxjerrë naftë dhe gaz në detin Jon.

Greqia, e cila ka prodhuar sasi të vogla nafte në të kaluarën dhe është përpjekur të eksplorojë potencialin e saj në fushën e  hidrokarbureve, por çmimet e ulëta të naftës së papërpunuar dhe orientimi drejt energjisë së gjelbër kanë bllokuar planet e saj për të kërkuar naftë.

Pushtimi rus i Ukrainës dhe frika për furnizimet me gaz në Evropë kanë sjellë rritjen e çmimeve duke detyruar Bashkimin Evropian të kërkojë mënyra të reja për të reduktuar varësinë e tij nga gazi rus. Kjo ka rritur nevojën për Greqinë, e cila mbulon rreth 40% të kërkesës vjetore me gaz rus, për të shfrytëzuar burimet e brendshme.

“Në ditët në vijim, Greqia do të bëjë të ditur procesin e eksplorimit në Detin Jon dhe në perëndim të Kretës” i tha Reuters një zyrtar qeveritar, i cili nuk pranoi të identifikohej.

“Mjedisi i ri gjeopolitik dhe energjetik… kërkon që çdo vend të bëjë hapa vendimtarë drejt sigurisë dhe sigurisë së tij energjetike duke kërkuar burime të reja energjie.”

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis pritet të bëjë të ditur strategjinë e Greqisë për këtë çështje deri në fillim të javës së ardhshme, teksa shteti fqinj ka pasur indikacione për rezerva të konsiderueshme gazi, në masën qindra miliardë metra kub, raporton Reuters.

Një zyrtar i lartë në komisionin e hidrokarbureve të Greqisë tha javën e kaluar se komisioni  ka propozuar një plan “ambicioz, por të realizueshëm” të kërkimit të gazit.

Hellenic Petroleum HEPr.AT ka licenca për kërkimin e gazit në detin Jon dhe ka përfunduar së fundmi studimet sizmike në zonë, një hap i rëndësishëm për të sqaruar vendndodhjen dhe madhësinë e çdo rezerve të mundshme.

Një konsorcium i TotalEnergies TTEF.PA, ExxonMobil XOM.N dhe Hellenic Petroleum gjithashtu mban licencat e kërkimit për dy blloqe në det të hapur që shtrihen në perëndim dhe jug-perëndim të Kretës.

/b.h

Next Post
“Do punoj për bashkimin”/ Basha vijon takimet “ilegale” me demokratët dhe shpjegon dorëheqjen: S’kam dhënë…!

“Do punoj për bashkimin”/ Basha vijon takimet "ilegale" me demokratët dhe shpjegon dorëheqjen: S'kam dhënë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr me armë brenda lokalit?! Dy të dëmtuar në Lezhë

Sherr me armë brenda lokalit?! Dy të dëmtuar në Lezhë

January 12, 2026
Tragjedia e Crans-Montana dhe hija e mekanizmave mafioze

Tragjedia e Crans-Montana dhe hija e mekanizmave mafioze

January 12, 2026
“Gërdeci” kaloi për gjykim/ Çupi: Mediu ka pranuar një krim, sinjal edhe për familjen e Berishës

Mark Gjergji jeton diku në lartësi

January 12, 2026
Rruga drejt Rinasit do të bllokohet për dy ditë, ja akset alternative

Rruga drejt Rinasit do të bllokohet për dy ditë, ja akset alternative

January 12, 2026
Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600 MW në Tropojë

Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600 MW në Tropojë

January 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 13 Janar 2026

January 12, 2026
Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e përgjimeve. Në 2024 u arrestuan 14 shqiptarë

Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e përgjimeve. Në 2024 u arrestuan 14 shqiptarë

January 12, 2026
Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

January 12, 2026
Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

Trump në “luftë” me rezervat federale, kreu i FED merret i pandehur nga drejtësia amerikane

January 12, 2026
Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In