GREQI
Greqia ka shënuar një bilanc tragjik sa i përket viktimave nga COVID-19. 35 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Po ashtu 3 mijë e 64 raste të reja me COVID-19 u regjistruan në po kaq orë.
Më shumë të infektuar pati Atika me 730 raste, pasuar nga Selaniku 343, Kreta 201 dhe Akaia 143.