• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Greqia përgatitet për referendum

by
03/07/2015 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Greqi, një anketë me votues që mendojnë se do të marrin pjesë në referendumin e së dielës lidhur me propozimet evropiane për daljen nga kriza, tregon se grekët janë të ndarë thuajse barabar – pro dhe kundër paketës. Megjithëse rezultati i referendumit mbetet i paparashikueshëm, shumë grekë besojnë se nëse kundërshtohen propozimet, Greqia do të jetë një hap më pranë daljes nga Eurozona.

Kryeministri grek Alexis Tsipras po bën fushatë me thirrjen për të kundërshtuar propozimet, duke thënë se një votë “Jo” në referendum do t’i jepte Greqisë më shumë fuqi negociuese në marrëdhëniet me kreditorët evropianë në të ardhmen:

“Nëse triumfon vota “Jo”, ju garantoj se të nesërmen do të jem në Bruksel dhe do të nënshkruhet një kontratë”.

Ndrkaq, Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se Greqia ka nevojë për ndihmë për të paguar borxhin dhe për një shumë tjetër prej 56 miliardë dollarësh borxh për të përballuar situatën deri në fund të 2018.

Ajo që e acaron më tej situatën e Greqisë është se ky vend nuk mund të përfitojë nga ndihma evropiane shtesë, pasi nuk arriti të paguajë këstin e borxhit prej afro 2 miliardë dollarësh brenda afatit të së martës.

Problemet financiare në vend i kanë bërë grekët nervozë dhe pesimistë për të ardhmen:

“Gjithë jetën jam treguar i kujdesshëm me paranë, kam qenë punëtor, i vëmendshëm. Sot më vjen turp nga vetja”, thotë Costas Golemis.

“Është e papranueshme. Pyetja që ka shtruar qeveria është e qartë. Nëse pranojmë termat e Eurogrupit dhe të Presidentit të Komisionit Evropian Juncker, do të pranojmë një marrëveshje që do ta çojë vendin në katastrofë më të rëndë se ajo që kemi parë gjatë pesë vjetëve të fundit”, thotë Dimitris Kodelas, kreu i partisë Syriza.

Anketat nuk tregojnë një prirje të qartë për votën e së dielës, por shumë grekë mendojnë se një votë kundër propozimit e çon Greqinë një hap më pranë mundësisë për t’u bërë vendi i parë që shkëputet nga blloku i euros. voa

Next Post

KQZ rrëzon ankimimin e PD-së për Kurbinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In