• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greqia nis kërkimet për naftë në zonën e kontestuar të Marrëveshjes Detare shqiptaro-greke

by A R
25/05/2017 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria greke ka dhënë me koncesion kuadratet detare dhe tokësore në zonën e veriut deri në Peloponez nëpërmjet një marrëveshje të nënshkruar në Athinë pasditen e së enjtes në Ministrinë greke te Energjetikës, nga ministri Jorgos Stathakis dhe kompanive fituese të koncesioneve.

Ministria greke publikoi vetëm marrëveshjen dhe jo hartën detare ku do të kryhen kërkimet fizike, duke shtuar dyshimet se ato do të prekin pjesën e negociueshme mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ndërkohë për kërkimet në tokë, harta dhe koordinatat u publikuan normalisht. Mes zonave të dhëna me koncesion është “Joni 2”, që është kuadrati që shtrihet në veri të ishullit të Korfuzit, një pjesë e të cilit mbivendoset në zonën e diskutueshme mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kjo zonë iu dha konsorsiumit “Total France”, “Elpe” dhe italianëve të “Edison”, ku shpimi i parë është parashikuar të kryhet brenda vitit 2018. Përfaqësuesi i “Elpe”, deklaroi se konsorsiumi është i bindur se në këtë zonë ka rezerva të mëdha të gazit dhe naftës. Edhe ministri grek i Energjetikës ka shprehur bindjen se kërkimet do të kenë sukses dhe ka deklaruar se në pak vite harta energjetike botërore do të ndryshojë dhe Greqia do të gjendet në qendër të ndryshimeve pozitive.

Kuadrati “Joni 2″, ndodhet brenda zonës ekskluzive ekonomike të Shqipërisë, por në bazë të marrëveshjes së demilitimit të ujërave me Greqinë mes ministrit të Jashtëm shqiptar Lulzim Basha dhe ministres greke të Jashtme Dora Bakoyannis, një pjesë e madhe e tij, i kalon zonës ekskluzive ekonomike të Greqisë.

Marrëveshja mes dy vendeve u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare dhe nuk është ratifikuar nga parlamentet respektive. Si duket kjo situatë nuk e ka penguar Athinën ta negociojë fillimisht me kompanitë norvegjeze të kërkimeve sizmike, dhënien e zonës për kërkime, të cilat, pas reagimeve të Tiranës zyrtare, u kryen natën nën mbrojtjen e rojes bregdetare greke.

Pas kërkimeve sizmike, Athina vendosi avancimin për shpime me sonde, pavarësisht se kërkimet në këtë zonë, duhet të kenë të paktën dakordësinë e Tiranës, ose për të qenë tërësisht të ligjshme, një tjetër marrëveshje për demilitimin e ujërave mes dy vendeve.

Për Athinën zyrtare kjo pjesë mbetet territor grek, madje për këtë Greqia ka dorëzuar edhe koordinatat gjeografike të saj në departamentin e hartave të OKB, pa patur një rezultat të bisedimeve apo marrëveshje të re mes dy vendeve.

/ Top Channel/ma.me

Next Post
Haxhia: Shkëlzen Berisha kërcënon Romeo Karajn se do i zhduk fëmijët

Haxhia: Shkëlzen Berisha kërcënon Romeo Karajn se do i zhduk fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In