• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Greqia në Vetting politik, kusht kontrolli i pronave dhe financave të të zgjedhurve

by Java News
13/09/2016 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër muaj pasi është mbyllur vlerësimi i parë për programin antikrizë, Greqia ka filluar negociatat me kreditorët për fazën e dytë, në mënyrë që të zhbllokohet kësti i radhës prej 2.8 mld euro.

Në qendër të negociatave midis 15 kushteve kryesore që duhet të plotësojë Athina janë Fondi i privatizimeve dhe të ardhurat që ai duhet të sigurojë, si dhe lufta kundër korrupsionit.

Në këtë kuadër qeveria Tsipras ka deklaruar se prej 1 tetorit do të fillojë të zbatojë deklarimin e detyrueshëm elektronik të ndryshimeve në pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme për politikanët, gjithë nënpunësit e shtetit, të zgjedhurit e pushtetit vendor, pronarët e mediave dhe gazetarët.

Ndërsa në vitin 2017 të gjithë qytetarët që jetojnë në mënyrë të ligjshme në Greqi, përfshirë shtetasit shqiptarë, do të duhet të deklarojnë çdo gjë që kanë në emër të tyre si prona apo para, si dhe burimin e të ardhurave.

Negociatat e Greqisë me kreditorët zhvillohen në një klimë jo edhe aq pozitive për kryeministrin Tsipras në shtypin gjerman, pas fjalimit të tij fundjavën e shkuar në Selanik dhe sidomos samitit që ai organizoi në Athinë me vendet europiane të Mesdheut.

“Shpëtimtari i popullit në 2014, lideri që luajti në tryezë në 2015 fatet e Greqisë derisa nënshkroi më pas paketën e ndihmës dhe sot politikani realist, janë tre fazat e shndërrimit të Tsipras”, komenton “Süddeutsche Zeitung”.

Kurse Berlini zyrtar hodhi poshtë nëpërmjet zëdhënësit Steffen Seibert pretendimet e përsëritura nga Tsipras në Selanik, për kompensimin e dëmeve të luftës nga Gjermania, duke e cilësuar çështjen ligjërisht të perfunduar./tch/a.k

Next Post
TIRANE- ELBASAN/ Dëmi 6.4 mln USD, KLSH padi në prokurori për Aksel Qordukën

TIRANE- ELBASAN/ Dëmi 6.4 mln USD, KLSH padi në prokurori për Aksel Qordukën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

February 21, 2026
Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

February 21, 2026
Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

February 21, 2026
Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

February 21, 2026
“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

February 21, 2026
Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

February 21, 2026
“Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

Reforma në spitale/ Sala: Do kalohet në financim sipas pacientëve, jo sipas shtretërve

February 21, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

“PD gati për të bërë lëshime”, Hasimja tregon negociatat me Berishën për kodin zgjedhor

February 21, 2026
Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

February 21, 2026
Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In