• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greqia mund të shpallë Ligjin e Luftës për herë të dytë

by Frrok Çupi
20/09/2023 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Tani ja ku jemi: Greqia po bën gati të gjitha ‘mrrokullat’ për nisjen e një konflikti me Shqipërinë, e ndoshta një Ligj të Dytë të Luftës. Për herë të parë, Ligjin e Luftës kundër Shqipërisë e shpalli në Nëntor të vitit 1940. Ndërsa për herë të dytë mund ta shpallë, jo më vonë se në 28 Tetor 2023. Data po vjen, e kemi te dera. Edhe ngjashmëritë mes 28 Tetorit 1940 dhe 28 Tetorit 2023, ja ku i kemi, parasysh. Në 28 tetor 1940, ministri i Jashtëm i Italisë, përmes ambasadorit në Athinë, në zyrën kryeministrit Metaksas dorëzon Ultimatumin për pushtimin e  Greqisë. Kryeministri tha ‘Oqi’ (Jo!’. Megjithatë 160 mijë forca ushtarake italiane pushtuan Greqinë. Kjo do të ishte ngjashmëria mes Ligjit të Parë dhe Ligjit të Dytë, në simbolikë datash. Ngjashmëria e dytë e Ligjit të Dytë- 2023 me vitin 1940: Ushtria Italiane sulmoi Greqinë duke kaluar nëpër territorin shqiptar. Në kufirin tonë jugor u gjet i vrarë e me kokë të prerë një bari shqiptar, me origjinë nga Çamëria. Ai ishte Daut Hoxha. Gjithë ajo luftë u bazua mbi këtë ‘krim kundër njeriut’, që merrej në mbrojtje nga ‘monarko- fashistët’, siç i quante fjalori komunist shtetarët grekë dhe italianë të kohës.

Radha të fjalori i vjetër politik vjen natyrshëm, përderisa në rastin e konfliktit të ri Athinë- Tiranë ka disa elementë të ngjashëm me vitin 1940. Elementi më i fundit është ‘koka e Belerit’ në vend të kohës së ‘Hoxhës’. Të dy janë shqiptarë të besimit mysliman; njëri me rrënjë në tokën e Çamërisë (sot Greqi), dhe tjetri me rrënjë në Progonat, Tepelenë. Të dy të përdorur nga Greqia për të ndezur flakën e Ligjit të Luftës. Elementi më i rëndësishëm (ose mrrokulla e luftës) me të cilin Greqia po i jep vetes të drejtë ‘zyrtare’ për të sulmuar Shqipërinë, është ‘Qeveria Kuislinge’. Në Shqipëri ndodhet një ‘qeveri kuislinge’ që i ka dhënë vetes të drejtën që të bëjë luftë, të shkaktojë trazira, të kërcënojë e të sfidojë Ligjin. Kandidatin për kryetar të Himarës, Beleri, Athina ia bashkëngjiti Aleancës mes presidentit Berisha dhe presidentit Meta. Belerin e  paketuan dhe e futën në zarfin diplomatik: ‘për Berishën dhe Metën’. Të dy këta nxorën shpatat dhe luftuan kundër shtetit shqiptar, me qëllim që Bejleri të betohej si kryetar i Himarës ‘minoritare’ dhe t’ i shërbehej një konflikti me Greqinë.

Por që të tre, Berisha, Meta dhe Beleri, janë klandestinë- në aspektin zyrtar. As Berisha nuk është president; as Meta- sigurisht. Secili prej tyre dhe të dy së bashku nuk kanë asnjë vlerë ligjore, as morale, të dy janë liderë të një grupimi Anti- Perëndimor.  As vetë Beleri nuk është një qytetar me vlerë që mund të kandidojë për kryetar të një komuniteti qytetarësh. Ai është kapur nga vetë Greqia në vrasjen e ushtarakëve shqiptarë në vitin 1994; është dënuar penalisht për nxitje të urrejtjes kombëtare; nga media në Greqi është quajtur ‘terrorist’ i lidhur me organizatat famëkeqe e të ndaluara me ligj në Greqi. Por Greqia ka ‘të drejtë’ të ngrejë Ligjin e Dytë të Luftës kundër Shqipërisë. Sepse kështu, si në këto kushte, kishte ngritur Ligjin e Parë të Luftës- 1940. Edhe atëherë Monarkia e Greqisë u bazua në një ‘Qeveri kuislinge’ të Shqipërisë. Shqipëria në vitin 1940 kishte qeveri kuislinge, jo thjesht një pjesë siç është sot Berisha. Shqipëria ishte e pushtuar, nuk gëzonte zotësi juridike dhe as aftësi politike për të ndërmarrë lëvizjet e saj në hartën politike të Evropës. Shqipëria nuk kishte sovranitet; as kishte autoritet diplomatik, as autoritet luftarak.

Njësoj si sot dyshja Berisha- Meta ku po bazohet qeveria e Greqisë.

Prandaj mund të ndodhë që sipas marrëzisë së Parë, të krijojë Ligjin e Dytë: bazuar mbi klandestininetin e vitit 2023. Vetë qeveria e Greqisë është ‘qeveri klandestine’ sipas vendimit të Mbretit të Greqisë të Nëntorit 1940, ende në fuqi. Mbreti Konstadin e shpalli Shqipërinë shtet ‘armik’. Gjithashtu Mbreti i Greqisë shpalli qeveri armike ‘çdo qeveri greke që lidh marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë’. Sipas vijës klandestine të qeverisë Greke për të sulmuar Shqipërinë, i bie që vetë qeveria greke është klandestine. Por edhe lidhjet diplomatike Shqipëri- Greqi janë ‘ klandestine’. Ao u lidhën me vendim të juntës ushtarake të Papadhopulit në vitin 1971, juntë që nuk njihet nga ligji. Brenda këtij mish- mashi anakronik, qeveria e Greqisë ‘ka të drejtë’ të shpallë Ligjin e Luftës për herë të dytë. Koka e Belerit do të jetë Totemi i Luftës.

Next Post
“The Travel off Path”: Shqipëria mes pesë destinacioneve evropiane me tarifat më të lira

“The Travel off Path”: Shqipëria mes pesë destinacioneve evropiane me tarifat më të lira

Comments 1

  1. Proshi says:
    2 years ago

    Bravo Frrok.
    Vërtet një shkrim fantastik.
    Urime.

    Reply

Leave a Reply to Proshi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com