
Ngarkesa me kokainë në Greqi, shqiptarët morën shtëpi me qira për të shkëmbyer mallin me kroatët
Operacioni është zhvilluar ne një banesë në Selanik, të marrë me qira përmes platformës Airbnb. Dy shqiptarët janë kapur gjatë kohës që po zhvillonin takim me dy kroatët, njëri prej të cilëve arriti të arratisej teksa u hodh nga ballkoni.
Kroatet ndodheshin në Selanik prej mesit të Janarit. Kroati që u arratis u hodh nga lartësi 10-15 metra.
Policia dyshon se një ngarkesë e dytë po bëhej gati të vinte nga Amerika Latine, por tashmë kjo gjë pritet të anulohet pas arrestimit të drejtuesve të grupit. BW











