• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Greqia kërkon të rikthejë tensionet etnike në Himarë”, Idrizi: SPAK të hetojë si u zhduk dosja e Belerit

by Java News
14/08/2023 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi deklaroi sot se zgjedhja e Fredi Belerit si kandidat për Himarën dhe qëndrimet e Athinës zyrtare pas arrestimit të tij nuk janë të rastësishme.

Në një bisedë në studion e News24, Idrizi foli për protestën e paralajmëruar sot në Himarë për çështjen “Beleri”, teksa theksoi se Greqia do t’i rikthehet tensioneve etnike në Himarë. Ai deklaroi më tej se dosja e Belerit për masakrën e Peshkëpisë u zhduk nga arkiva e Gjykatës së Tiranës një vit më parë, duke ftuar SPAK të hetojë këtë çështje.

“Besoj për të gjithë është e udhës të mendojnë se po ndodh një gjë e paarsyetuar në mes të sezonit turistik.
Dhe kjo protestë është ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë dhe mbi të gjitha një presion mbi drejtësinë shqiptare, sistemin e gjyqësorit.

Vazhdimisht në këtë kohë kanë ardhur ofiqarë të ndryshëm, kërcënojnë për zotin Beleri.

Zoti Beleri ka fituar bashkinë e Himarës me një grusht votash dhe dhjetëra autobusë të ardhur nga Greqia. Ai akuzohet nga SPAK për blerjen e këtij grushti votash dhe sigurisht mbahet në arrest me burg që ka kaluar në të gjithë shkallët e gjyqësorit. Të gjitha këto janë në dorën e një sistemi drejtësie i cili është i pavarur. Në pamje të parë duket një lloj absurditeti që vijnë nga Greqia dhe bëjnë presion.
Po e gjitha kjo nuk është e rastësishme, kjo bëhet sepse Greqia do t’i rikthehet tensioneve etnike në Himarë. Këtij qëllimi i ka shërbyer dhe vendosja si kandidat e zotit Beleri për bashkinë e Himarës. U zgjodh një person që në fillim dihej se do të sillte shumë pakënaqësi, një personazh pa arsimin e duhur. Prandaj thashë mund të zgjidhnin një person dinjitoz. Një person që ka akuza dhe ngarkesa penale siç është masakra e Peshkëpisë. Ka një dënim nga Gjykata e Vlorës për djegien e flamurit shqiptar. Shfaqet me flamurin e Vorio Epirit nga pas. Nuk është e rastësishme zgjedhja e këtij personazhi i cili kishte ngarkesa të tilla”, tha Idrizi.

Sipas tij, ky personazh është gjetur pikërisht për rikthimin e tensioneve etnike të harruara në Himarë.

“Rasti i z. Belerit po trajtohet nga SPAK sepse ka të bëjë me krimet zgjedhore. Por më bën përshtypje një gjë, ka pasur një akuzë zyrtare dhe për çështjen e masakrës së Peshkëpisë dhe dosja është mbyllur para një viti. Arsyeja e mbylljes ishte sepse Greqia nuk iu përgjigj asnjëherë letër porosisë. Është zhdukur dosja e z. Beleri në Gjykatën e Tiranës, në arshivën e saj. Ofiqarët e Greqisë para se të kërcënojnë integrimin e Shqipërisë duhet t’i drejtohen gjyqësorit të tyre për të kthyer përgjigje autoriteteve shqiptare. E ftoj SPAK-un në këtë rast të hetojë, se si u zhduk dosja e z. Beleri nga arkiva e Gjykatës së Tiranës”, tha Idrizi.

Ai theksoi se ndërhyrja e Athinës në Shqipëri ka të bëjë me shkeljen e dinjitetit, sovranitetit dhe ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.
“E keni parë retorikën e z. Beleri, e cila nuk është e rastësishme. Filloi duke thënë se shqiptarët vijnë nga Kaukazi, filloi të fliste për helenizimin e Jugut, ndërkohë që të gjithë e dinë se Himara nuk është zonë minoritare sepse Shqipëria i ka përcaktuar këto zona që në kohën e Mbretit Zog. Nuk mundesh dot të bësh zonë minoritare e cila është shumë brenda territorit shqiptar.
Himara nuk ka asnjë kontinuitet tokësor me Greqinë. Çamëria ka kontinuitet tokësor me Shqipërinë. Ka ca koncepte të tilla që tregon se kur të drejtat individuale kthehen në të drejta kolektive.
Ku i ka pronat greke ky? Pronat greke janë në Greqi. Është zgjedhur ky personazh për të rikthyer tensionet.
Ka shumë paranteza. E para ka të bëjë me faktin që Greqia e ka humbur rolin e saj në Ballkan”, tha Idrizi.

 

/f.stafa

Next Post
Balla takim me ambasadorin e Turqisë: Rritje e efiçencës së hetimeve të përbashkëta

Balla takim me ambasadorin e Turqisë: Rritje e efiçencës së hetimeve të përbashkëta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata: Administrata Trump të ndërpresë kërcënimet për të ndjekur penalisht zyrtarët zgjedhorë

Gjykata: Administrata Trump të ndërpresë kërcënimet për të ndjekur penalisht zyrtarët zgjedhorë

October 31, 2026
Zjarri i fuqishëm përpin gjatë natës disa magazina në Gjirokastër, dëme të mëdha, shkaqet ende të panjohura!

Zjarri i fuqishëm përpin gjatë natës disa magazina në Gjirokastër, dëme të mëdha, shkaqet ende të panjohura!

October 31, 2026
Rama bën sërish thirrje për dialog disa orë para protestës, lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë! (VIDEO)

Rama bën sërish thirrje për dialog disa orë para protestës, lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë! (VIDEO)

October 31, 2026
Kryeministri Carney: Kanadaja synon të bëhet ‘anëtari i parë i asociuar’ i BE-së deri në qershor 2027

Kryeministri Carney: Kanadaja synon të bëhet ‘anëtari i parë i asociuar’ i BE-së deri në qershor 2027

October 31, 2026
Franca përgatitet për një valë të re protestash për Halloween, në gatishmëri 70,000 policë

Franca përgatitet për një valë të re protestash për Halloween, në gatishmëri 70,000 policë

October 31, 2026
Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In