• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greqia kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë, ja 3 shtetet e tjera ballkanike që na mbështesin

by Java News
25/09/2019 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Greqia kanë kërkuar hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në takimin e zhvilluar në hapje të sesionit të punimeve të Asamblesë së OKB-së, ministrat e Jashtëm të shteteve ballkanike thanë se mbështesin aspiratat e fqinjve të tyre.

“Ne jemi të bindur se do të jemi më të sigurtë, më të zhvilluar dhe më të pasur nëse të gjithë fqinjët tanë bëhen anëtarë të BE-së. Bullgaria mbështet hapjen e negociatave me të dyja shtetet”, deklaroi Ekaterina Zaharieva, ministre e Jashtme te Bullgarisë.

Ndërsa ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias është shprehur: “Greqia po del nga një krizë 10 vjeçare dhe tani do të angazhohemi sërish për Ballkanin dhe çështjet evropiane. Ne mbështesim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në BE.”

Ministrja e Jashtme e Rumanisë, Ramona Mănescu ka theksuar se do të jetë gabim i madh nëse Shqipëria do të ndahej në këtë proces nga Maqedonia e Veriut.

“Ne i mbështesim me të njejtën vendosmëri me të cilën Bullgaria drejtoi procesin gjatë presidencës së saj të BE. Ka ardhur koha për një sinjal pozitiv”, është shprehur ministrja Mănescu.

Gordan Grlić Radman, ministër i Jashtëm i Kroacisë, ka thënë: “Ne mbështesim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën e tyre evropiane. Ne duam që të gjitha shtetet në rajon të jetojnë si fqinj të mirë”./l.m

Next Post
Skafe dhe helikopterë në ndjekje të ‘gomones shqiptare’ me drogë, snajperët grekë hapin zjarr pasi tentoi të futej në Turqi

Skafe dhe helikopterë në ndjekje të 'gomones shqiptare' me drogë, snajperët grekë hapin zjarr pasi tentoi të futej në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanja e Franca vijojnë betejën me flakët, shkon në 270 mijë numri i personave të evakuuar

Spanja e Franca vijojnë betejën me flakët, shkon në 270 mijë numri i personave të evakuuar

July 25, 2026
Analiza satirike e Gjekmarkajt: Babua dhe Besën, tani Shqipëria do dalë në selamet! Braçja ‘derdhi gotën’, dreq o punë, rënkoi Tao

Analiza satirike e Gjekmarkajt: Babua dhe Besën, tani Shqipëria do dalë në selamet! Braçja ‘derdhi gotën’, dreq o punë, rënkoi Tao

July 25, 2026
“65 mijë minoritarë në Shqipëri”/ PS kërkon që Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mos preken nga Reforma Territoriale

“65 mijë minoritarë në Shqipëri”/ PS kërkon që Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mos preken nga Reforma Territoriale

July 25, 2026
“Në pushtet nuk vihet me broçkulla”, Spaho përgënjeshtron Berishën pas deklaratave se ndaj protestuesve u përdorën lëndë kimike

“Në pushtet nuk vihet me broçkulla”, Spaho përgënjeshtron Berishën pas deklaratave se ndaj protestuesve u përdorën lëndë kimike

July 25, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Hendeku që “Besa” duhet të mbyllë

July 25, 2026
I tradhtoi detaji në makinë/ Shqiptari dhe italiani ndalohen me kokainë dhe para cash

I tradhtoi detaji në makinë/ Shqiptari dhe italiani ndalohen me kokainë dhe para cash

July 25, 2026
Polemika para emërimit, shkak lidhja e Pirlos me kompaninë e basteve në Rusi

Polemika para emërimit, shkak lidhja e Pirlos me kompaninë e basteve në Rusi

July 25, 2026
“Nga TikTok-u në kazermë”, vendet e Ballkanit Perëndimor gati të rikthejnë shërbimin ushtarak

“Nga TikTok-u në kazermë”, vendet e Ballkanit Perëndimor gati të rikthejnë shërbimin ushtarak

July 25, 2026
Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

July 25, 2026
“Vajzën ta besoj ty, eja merre”, zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

“Vajzën ta besoj ty, eja merre”, zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In