• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Greqia “jep llogari” për vrasjet: Tirana të përmbahet, po hetojmë!

by A R
05/12/2018 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë sonë ditën e sotme, që dënoi ekstremizmin dhe gjuhën e urrejtjes, duke iu referuar vrasjes së 4 shqiptarëve në Greqi në harkun kohor të dy javëve.

Aleksandros Genimatas, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për këtë çështje, tha se të gjitha këto raste janë nën hetim nga autoritetet.

“Greqia është një vend evropian dhe sundimi i ligjit funksionon në mënyrë efektive. Autoritetet kompetente i kanë referuar këto raste në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të cilat tashmë po hetohen, siç thuhet edhe në njoftimin e policisë greke.

Ne dënojmë të gjitha format e dhunës dhe racizmit, të cilët kushtojnë jetë njerëzore. Deklaratat e Ministrisë së Jashtme Shqiptare që i lidhin veprat penale me akte të urrejtjes dhe dhunës, nuk korrenspondojnë me realitetin dhe kjo është e papranueshme.

Gjithashtu, në pritje të konkluzionit përfundimtar për vdekjen e shtetasit grek Kostandino Kaçifas nga policia shqiptare, i bëjmë thirrje Ministrisë së Jashtme të vendit fqinj që të tregojë përgjegjshmëri dhe kërkohet qetësi e përmbajtje”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Lidhur me deklaratat e Ministrisë sonë për vrasjet e shqiptarëve gjatë ditëve të fundit, ka reaguar edhe Policia Greke.

“Në të gjitha rastet, policia greke ka nisur menjëherë hetimet paraprake dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe po bashkëpunohet me autoritetet relevante për të zbardhur rastet, identifikuar dhe arrestuar autorët. Duhet të sqarohet se të gjitha rastet përkatëse janë zbardhur”, deklaron Policia Greke.

Ministria e Jashtme Shqiptare shprehu sot ngushëllimet për 18-vjeçarin shqiptar Marios Isak që u vra në Kavala, duke theksuar se:

“MEPJ shpreh shqetësimin për serinë e vrasjes së shqiptarëve në Greqi përgjatë dy javëve të fundit dhe në të njëjtën kohë solidaritetin me familjet e tyre. MEPJ shpreh indinjatën e thellë për humbjen e jetëve të bashkëkombasve tanë, ndjenja këto që thellohen nga vonesat në zbardhjen e këtyre ngjarjeve nga autoritetet greke.

MEPJ dënon ashpër sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar këto ngjarje në vendin fqinj dhe i bën thirrje autoriteteve greke për dënimin dhe vënien fre të çfarëdo përpjekjeje të Agimit të Artë apo segmentëve të tjera ekstremiste për të cënuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që punojnë e kontribuojnë në vendin fqinj. Nuk pranojmë kurrsesi të mësohemi as me thirrjet e tyre ksenofobe në kanalet e komunikimit dhe as me viktimizimin patetik e nacionalist të ndonjërit syresh që nuk lë rast pa sulmuar Shqipërinë në instancat evropiane.

Në kushtet kur bashkëkombasit tanë po ndjejnë trysninë e një fushate të pashpallur urrejtjeje dhe dhune, MEPJ shpreh angazhimin e Shtetit shqiptar për t’i dhënë viktimave dhe familjeve të tyre mbështetjen e nevojshme ligjore dhe financiare për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore, si pjesëtarë të komunitetit më të madh evropian që jeton, studion dhe kontribuon prej dekadash ne Greqi”.

Gjatë dy javëve të fundit, 4 shqiptarë kanë humbur jetën në Greqi. Përpara vrasjes së 18-vjeçarit Marios Isak, janë ekzekutuar 63-vjeçari Petrit Zilfe, i cili u vra në Korfuz nga një grek, pjesëtar i ‘Agimit të Artë’. Shkak i ngjarjes dyshohet se ishte konflikti mes të dyve në një lokal për ekzekutimin e Kostandinos Kaçifas në Bularat.

Një tjetër shqiptar humbi jetën në burgun e Trikallës në rrethana të mistershme, ai dyshohet se është vrarë. Ndërsa viktima e katërt është Altin Mullai, i cili u vra më 22 Nëntor në një shkëmbim zjarri me policinë greke në zonën e Janinës. 39-vjeçari së bashku me dy persona të tjerë po trafikonin 166 kilogramë kanabis në Greqi.

Edhe pse policia greke deklaron në njoftimin e saj se të gjitha këto vrasje janë zbardhur, nuk ka ende një reagim zyrtar për të burgosurin shqiptar që u gjet i pajetë në qelitë e burgjeve greke dhe kjo ngjarje rezulton e pazbardhur publikisht.

/A.Rada

Next Post
VIDEO / Gjesti i Emery që po bën xhiron e internetit

VIDEO / Gjesti i Emery që po bën xhiron e internetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD-ja, si Firmë Piramidale!

Zbulohen platforma e re e PD dhe grupi i punës! Nga sistemi i pikëzimit dhe monitorimi i angazhimit në rrjete, te shpërndarja e mesazheve

August 21, 2026
“Jemi kundër veprimeve të Kurtit”- PDK vijon për të shtatën ditë aksionin para Qeverisë së Kosovës, i bashkohen edhe deputetët e ‘Aleancës’

“Jemi kundër veprimeve të Kurtit”- PDK vijon për të shtatën ditë aksionin para Qeverisë së Kosovës, i bashkohen edhe deputetët e ‘Aleancës’

August 21, 2026
“Po iki në punë”/ Zbardhet ‘kurthi’ që iu ngrit drejtorit të komanduar të burgut të Reçit para se të vihej në pranga

“Iu dha një javë leje shpërblyese”- Petrit Ndoci u arratis dhe s’u kthye në qelitë e Reçit, Drejtoria e Burgjeve: Po hetojmë për lokalizimin!

August 21, 2026
Rihapet gjyqi për vdekjen e Maradonës, ekipi mjekësor rrezikon 8 deri në 25 vite burg

Shokuese në Argjentinë, zbulohet skandali në gjyqin për vdekjene Maradonës: Analizat mjekësore i përkisnin të atit!

August 21, 2026
U arrestua në Angli, i riu shqiptar pranon ekstradimin në Shqipëri! U mërzit nga paraburgimi, akuzohet për aksident me vdekje në Fushë-Krujë

U arrestua në Angli, i riu shqiptar pranon ekstradimin në Shqipëri! U mërzit nga paraburgimi, akuzohet për aksident me vdekje në Fushë-Krujë

August 21, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Harta e zjarreve, ja 4 zonat problematike! Ministria e Mbrojtjes: Nga 16 vatra deri tani, 10 ende aktive! 6 mjete ajrore e mbi 240 forca në aksion

August 21, 2026
“Më ofendoi në sy të familjes dhe…”- Plagosja e Vladimir Bruçit, zbardhet dëshmia e Pjerin Bitanit: Kamerat i drejtoi vetëm nga lokali im!

“Më ofendoi në sy të familjes dhe…”- Plagosja e Vladimir Bruçit, zbardhet dëshmia e Pjerin Bitanit: Kamerat i drejtoi vetëm nga lokali im!

August 21, 2026
Dy vatra të rrezikshme zjarri në zonën e Rrëshenit, evakuohen disa familje, era favorizon flakët që i afrohen banesave!

Dy vatra të rrezikshme zjarri në zonën e Rrëshenit, evakuohen disa familje, era favorizon flakët që i afrohen banesave!

August 21, 2026
Arjan Konomi e akuzoi për përplasjen dhe shoqërimin në Komisariat, Rama nxjerr videon: Gënjeshtër! Ngjarja krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë

Arjan Konomi e akuzoi për përplasjen dhe shoqërimin në Komisariat, Rama nxjerr videon: Gënjeshtër! Ngjarja krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë

August 21, 2026
Premier Liga në Angli nis me rregulla të reja për VAR-in

Premier Liga në Angli nis me rregulla të reja për VAR-in

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com