• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Greqia, fqinj i çmuar”, Rama me kollare me flamurin shqiptar në takimin me ministrin grek: Kemi hapur një kapitull pozitiv

by Ardit Rada
20/10/2020 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij, në konferencën me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, me një falënderim për vendin fqinj për ndihmën që ofruan më 26 nëntor të vitit të kaluar, kur vendi ynë u godit nga tërmet shkatërrimtar. Në daljen në media të kryeministrit Rama, është vënë re kollarja e tij e cila kishte simbolet e flamurit shqiptar.

Teksa i shprehu mirënjohje ministrit, që sipas tij, ka qenë pranë shqiptarëve në ato momente dramatike, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se trupat greke të kërkim-shpëtimit rrezikuan jetën për të shpëtuar njerëz poshtë rrënojave.

“I shpreh mirënjohje mikut të mirë të shqiptarëve, z.Dandias, për vizitën e tij sot. Ministri ka qenë me në dhe pranë nesh edhe në një moment jashtëzakonisht dramatik, kur tërmeti i 26 nëntorit të shkuar goditi mijëra e mijëra familje dhe në pak sekonda na vuri përballë një situate tejet të vështirë. Një situatë ku kontributi i drejtpërdrejtë jo vetëm me praninë simbolike të ministrit këtu, por edhe me praninë e trupave të kërkim-shpëtimit nga Greqia mes një rrjedhje të gjerë trupash të ardhura nga vendet mike, na mundësoi daljen nga ajo situatë, duke kursyer jo pak jetë njerëzish. Asnjëherë nuk do ta harroj momentin e nxjerrjes nga rrënojat të një djali të ri nga trupat e ardhur nga Greqia, në kushte absolutisht të rrezikshme. Ata djem me uniformën e një vendi fqinj, që vinin për herë të parë këtu, sakrifikuan jo pak dhe ishin gati të sakrifikonin dhe jetën e tyre për të shpëtuar jetë. Me atë kujtim të fortë dhe të paharrueshëm sot e mirëpresim këtu mikun tonë për të folur për rrugën e përbashkët të të ardhmes. Duhet të bëjmë më të mirën, e mbi të gjitha në nivelin politik.

Ne kemi hapur një kapitull shumë pozitiv me qeverinë e Greqisë dhe unë dua që ta risjell këtu në vëmendje dhe faktin se përveç ministrit, që ka qenë këtu personalisht në atë moment të vështirë, kryeministri ka qenë ndër të parët që është interesuar pas tragjedisë dhe që ka qenë në vijimësi i dëshiruar për t’u informuar për ecurinë e gjërave dhe patjetër edhe i gatshëm në atë moment vështirësie që u krijua në kufi, si rezultat i masave të marra kundër Covidit. Për ne Greqia qysh në krye të herës ka qenë një partner strategjik dhe mbetet i tillë. Ne e konsiderojmë Greqinë një fqinj të çmuar dhe patjetër që partneriteti ynë me Greqinë është një partneritet për të ardhmen, duke mos harruar asnjëherë gjithçka që na lidh nga e shkuara e afërt dhe e largët”, tha Rama.

/e.rr

Next Post
“E tha Varhelyi, Shengeni rajonal është baza e planit Europian”, Rama zbulon shtyllat kryesore të projektit socialist

Çështja e detit, Rama jep lajmin: Kemi rënë dakord me Greqinë që t'i drejtohemi drejtësisë ndërkombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

March 2, 2026
Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

March 2, 2026

“S’më ke anketuar asnjëherë në dy dekadat e fundit”

March 2, 2026
I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari

Rikthehen kontrollet në Morinë! Si do të kryhen kalimet nga 2 marsi deri më 30 prill

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In