Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë e ka quajtur “fatkeqësi” deklaratën e komisarit evropian për Zgjerim, Johannes Hahn se në 15 ditët e ardhshme mund të zgjidhet problemi ndërmjet Shkupit dhe Athinës rreth emrit të Maqedonisë.
Në deklaraten e kësaj ministrie kërkohet nga Hahn “që të ndalojë së paraqituri pamjen e gabuar nga bisedimet, të cilat siç thuhet, tregojnë se ‘nuk kuptohen’”. “Ajo më e pakta që ai mund të bëjë është të ndalojë që t’i minojë”, thuhet në deklaratë.
Në Athinë transmetojnë se kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev Raundi i tretë i negociatave Greqi-Maqedoni për zgjidhjen e problemit të emrit mbahet sot në Vjenë, me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara. (b.an)











