Nëse një shtëpi në Tiranë kushton 70 mijë euro, në Greqi mund ti blesh tre të tilla, madje edhe me pamje nga deti dhe me 40 metra katrorë.
SIpas mediave greke, sot në Selanik mund të blini banesë me çmim prej 10 mijë eurosh, ndërsa mund të shihni shpallje që urgjentisht shiten banesa.
Në qendër të Selanikut, mund të blini apartament 60 metra katrorë me çmim prej 20 mijë euro, por do të ju duhet para për rinovim.
Disa njerëz, shesin pronat e tyre për të blerë banesa në vendin turistik Halkidiki. Në sezonin e verës një banesë e tillë paguhet nga turistët shtrenjtë dhe mund të fitosh deri 4 mijë euro.