• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Greqia drejt falimentimit, dështojnë negociatat me kreditorët

by
14/06/2015 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Negociatat që po zhvilloheshin në Bruksel midis kreditorëve dhe Athinës, janë ndërprerë sërish të dielën në mbrëmje, pasi nuk ishte e mundur të gjendej një terren i përbashkët.

Sipas një komunikate për shtyp të Komisionit Europian, “ndërsa është shënuar një farë progresi, bisedimet nuk kanë arritur synimin e tyre dhe vazhdojnë mosmarrëveshje të rëndësishme midis projektit të autoriteteve greke dhe kërkesave të përbashlëta të KE, BQE dhe FMN… Përndryshe, propozimet greke mbeten të mangëta”, thuhet në njoftimin e Komisionit Europian, ku lihet të kuptohet pezmatimi i presidentit Juncker, nga sjellja e Athinës.

“Presidenti Juncker bëri një përpjekje të fundit të shtunën e të dielën që të gjendet një zgjidhje me kryeministrin Tsipras që do të lejonte përfundimin pozitiv të procesit, deri në takimin e ministrave të financave të eurozonës, të enjten, 18 qershor”.

“Presidenti Juncker mbetet i bindur se me forcimin e përpjekjeve reformuese nga pala greke dhe vullnetin politik nga të gjitha palët, mundet ende të gjendet zgjidhje deri në fund të muajit”, përfundon komunikata e KE.

Pas publikimit të komunikatës, nga Brukseli lëshoi një deklaratë për shtyp edhe kreu i grupit negociator grek dhe njëherazi nënkryetari i qeverisë, Janis Dragasakis.

Sipas tij, Athina paraqiti masa ekuivalente, mirëpo kreditorët “insistojnë që vakuumi financiar të mbushet ekskluzivisht me reduktimin e pagave e pensioneve si dhe rritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar, që të dyja, në nivel 1% të GDP-së”.

Gjithsesi, Daragaskis thekson se grupi negociator grek “mbetet në gatishmëri për konkludimin e negociatave dhe arritjen e një marrëveshjeje me dobi reciproke”.

Athina, nga ana e vet, ia dedikon ndërprerjen e negociatave, siç thotë, kërkesave absurde dhe qëndrimin joelastik të kreditorëve.

Athina nuk do pranojë kurrë asnjë reduktim në pagat dhe pensionet, por as masa të tjera si rritja e TVSH-së në artikuj të përdorimit të përditshëm, si energjia elektrike.

Sido që të jetë, një dështim përfundimtar në arritjen e marrëveshjes, e shtyn Greqinë drejt falimentimit, por edhe daljes nga euro. Vendit i duhet të përballojë shpenzime të shtuara në tre muajt e ardhshëm, kryesisht pagesa ndaj kreditorëve, që deri në muajin shtator arrijnë në 10,2 miliardë euro. /Tribuna

Next Post

“Grafika 2015” sjell artistët e rinj në FAB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In