• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greqia dhe Shqipëria në Hagë! Athina pret që ndarja e detit të finalizohet para Qershorit 2023

by A R
20/12/2022 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 22 Dhjetor do të zhvillohet më në fund vizita e shtyrë e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në zonat e banuara nga minoritarët grek ne jug të Shqipërisë. Vizita e kreut të qeverisë greke te enjten do të nisë nga Himara dhe më pas në Dervican.

Duket se përgatitjet e kësaj vizitë i ka marre përsipër shefi i diplomacisë greke Niko Dendias që pas Beogradit viziton Tiranën të mërkurën. 24 orë përpara se shefi i tij të vizitojë zonat e minoritetit grek Dendias do të bisedojë me homologen Xhacka dhe kryeministrin Rama detajet teknike të paraqitjes në Hagë të dosjes për ndarjen e zonave detare mes të dy shteteve.

Pala greke pret që të ketë përparim në çështjen e nënshkrimit të një marrëveshjeje të përbashkët, sa më shpejt që të jetë e mundur, brenda gjysmës së parë të vitit 2023 në mënyrë që të dy vendet të mund të apelojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre për çështjen e delimitimit të zonave detare.

Hapa të rëndësishëm në këtë drejtim janë bërë gjatë vizitës së fundit të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Shqipëri për Samitin e Bashkimit Evropian – Ballkani Perëndimor që u zhvillua në fillim të Dhjetorit në Tiranë.

“Greqia ka dëshmuar se mund të zgjidhë çështje të tilla të pazgjidhura me udhëzimin e vetëm të së drejtës ndërkombëtare deklaroi z. Mitsotakis gjatë qëndrimit në Tiranë.

Arsyeja që pala greke dëshiron ta mbyllë sa më shpejt këtë çështje pezull është, nga njëra anë, politika agresive e Turqisë në rajon, e cila pritet të intensifikohet në muajt në vijim për shkak të zgjedhjeve presidenciale

Nga ana tjetër, nëse Greqia nënshkruan demarkacionin e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë, atëherë sipas shtypit grek laku shtrëngohet për Tripolin dhe Ankaranë, të vetmet vende në rajon që refuzojnë të zbatojnë dispozitat e së drejtës ndërkombëtare. Athina është bërë më e vendosur për të ndare hapsiren detare, veçanërisht pas marrëveshjes së fundit Turqi-Libi që riktheu në plan të parë diskutimet për raftet kontinentale në rajon.

Burimet diplomatike sipas gazetareve greke dëshmojnë se pala shqiptare shfaqet pozitive në përshpejtimin e këtij procesi por kërkon nga Athina përfshirje më aktive në çështjen e Kosovës si dhe mbështetje në procesin e përshpejtimit te anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Deri tani asnjë takim në nivel teknik mes te dy shteteve nuk ka ndodhur për të çuar më tej marrëveshjen. Një pengesë qendrore në lidhje me demarkacionin është ndikimi i ishujve Ereikousa dhe Othona, pasi Shqipëria nuk pranon parimin e vijës mesatare dhe ndikimin e plotë të këtyre ishujve.

/a.r

Next Post
Kush është 61-vjeçari që denoncoi në polici Marjetën, e cila urdhëroi djegien me benzinë të ish të dashurit

Kush është 61-vjeçari që denoncoi në polici Marjetën, e cila urdhëroi djegien me benzinë të ish të dashurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 4, 2026
Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

October 4, 2026
Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

October 4, 2026
Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

October 4, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident tragjik në Tiranë! Humb jetën e moshuara, në pranga 20-vjeçari

October 4, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

October 4, 2026
Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

October 4, 2026
“Serbët spiunojnë ushtrinë shqiptare”

“Serbët spiunojnë ushtrinë shqiptare”

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com