• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Greqia dhe kryeministri që nuk e meriton!

by
28/06/2015 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Xhafo/

Aleksis Cipras tregoi se është një burracak, një aksident historik për Greqinë; dashtë Zoti nuk rezulton një tragjedi për të! Vendimi i tij për një referendum për gjëra aq teknike sa negociatat me kreditorët ndërkombëtarë, tregon se ai nuk ka këllqe të marrë një vendim politik për të mirën e vendit të vet. Ai erdhi në pushtet si mashtrues, siç janë rëndom ata që në kohë krizash propozojnë zgjidhje çudibërëse!
Sot, në pamje të parë, Cipras është politikisht në rregull; nëpërmjet referendumit ai shkarkon nga vetja përgjegjësinë e një vendimi që mund të bjerë ndesh me premtimet dhe programin fillestar të qeverisë së tij. Ai mund t’u thotë grekëve se vërtet u premtoi atyre fundin e masave shtrënguese, por rrethanat ndërkombëtare nuk e lejojnë t’i realizojë. Ai nuk ka para jo që të rrisë rrogat e vogla dhe pensionet, por ai nuk ka para as për të paguar ekzistueset. Atëhere ai i drejtohet “sovranit”, siç ka ndodhur rëndom në historinë e ndërtimit europian, duke barazuar kushtet e kreditorëve nga njëra anë me daljen e Greqisë nga eurozona (praktikisht nga BE) nga ana tjetër. Por, referendumet mund të rezultojnë thikë me dy presa:
Presidenti francez Fransua Miteran, “monarku” i fundit i politikës franceze, ai prej nga erdhi ideja për Traktatin e Mastrihtit, – ide të cilën kancelari gjerman Helmut Kol ia pranoi në këmbim të pëlqimit francez për ribashkimin e Gjermanisë, – pra, Miterani arrogant dhe i gjithëpushtetshëm, e pranoi kërkesën për një referendum për Traktatin e Mastrihtit si një sfidë në luftën e brendshme politike në Francë; gjithashtu e pranoi edhe sepse me hyrjen e tij në fuqi, traktati, që parashikonte delegim sovraniteti, implikonte ndryshime kushtetuese. Në fund Miterani i shkoi shumë pranë refuzimit (51% pro, 49% kundër), duke shpëtuar vetëm për qime nga turpi i dështimit.
Kurse në Danimarkë në referendumin e parë për Traktatin e Mastrihtit triumfoi “JO”-ja! Qeveria e hodhi edhe një herë të dytë në referendum vetëm pasi Danimarka fitoi Kupën e Europës në futboll, duke shfrytëzuar kështu me zgjuarsi momentin e një euforie europeiste.
Në një rast tjetër identik referendumi rezultoi fatal për Kushtetutën për Europën, që u rrëzua pas “JO”-së në dy referendumet që u mbajtën në Vendet e Ulta dhe në Francë (2005), pavarësisht se në Francë krejt klasa politike franceze u rreshtua “pro” referendumit, me përjashtim vetëm të ca partive të vogla të ekstremeve.
Populli në referendum është i lirë të shprehë humorin e vet, siç ndodhi me danezët pas Kupës së Europës (më 1992), siç ka ndodhur me refuzimin e dyfishtë të norvegjezëve për të qenë pjesë e KEE/BE (më 1972 dhe 1994), apo, siç ka ndodhur, – kësaj here në kah të kundërt, – me ratifikimet me referendum të traktateve të anëtarësimit në BE të Finlandës, Suedisë, Austrisë, Kroacisë…
A do të duan grekët të dalin nga BE, ata që e kanë kaq shumë për zemër të thonë se janë djepi i demokracisë europiane, i arteve, i letërsisë? Varet si do t’u shtohet pyetja. Varet si do ta shohin Europën. Do të duan të kapen pas saj si një shpëtim, apo ta shkundin nga supet si barrë?
Ne nuk mund të jemi indiferentë për Greqinë. Cilido qoftë vendimi i grekëve, ai na prek gjithashtu. Jo vetëm pse në Greqi jetojnë rreth 1 milionë bashkatdhetarë, por sepse ekonomistët thonë se çdo zhvillim negativ i ekonomisë greke, ka pasoja direkte mbi ne.
Me vendimin për të mbajtur një referendum më datë 5 korrik, kur në 30 qershor skadon afati i pagesës së borxhit, Aleksis Cipras po shpërdoron besimin që iu dha për të qeverisur. Një marksist i pandreqshëm, në luftë jo kundër liberalizmit, por kundër arsyes! Dhe të mendosh se në fillim ndonjë nga e majta jonë, i thurri lavde edhe këtu, në Shqipëri!

Next Post

Berisha, thirrje kosovarëve të votojnë Gjykatën Speciale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, në sytë dhe mendjen e një “amerikani kuqezi”

Shqipëria, në sytë dhe mendjen e një “amerikani kuqezi”

January 11, 2026
Pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, Noni: Korsitë e reja të autostradës Tiranë-Durrës hapen këtë muaj

Pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, Noni: Korsitë e reja të autostradës Tiranë-Durrës hapen këtë muaj

January 11, 2026
Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

January 11, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri

January 11, 2026
Kuba reagon pas deklaratave të Trump: SHBA po kërcënon paqen dhe sigurinë me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar

Kuba reagon pas deklaratave të Trump: SHBA po kërcënon paqen dhe sigurinë me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar

January 11, 2026
‘Vdekje Ajatollahëve’/ Berisha ‘godet’ diktatorin e Iranit: Pushteti i krimit po bie, revolucioni i opozitës në prag triumfi!

‘Vdekje Ajatollahëve’/ Berisha ‘godet’ diktatorin e Iranit: Pushteti i krimit po bie, revolucioni i opozitës në prag triumfi!

January 11, 2026
Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

January 11, 2026
Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

January 11, 2026
U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

January 11, 2026
“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In