• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Greqia, BQE rrit me 900 mln ndihmën në likuiditet; në Syriza thellohet përçarja

by
22/07/2015 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Qendrore Evropiane ka rritur likuiditetin e emergjencës për Greqinë me 900 milionë euro të tjerë, sikurse javën e kaluar. Lajmin e bën të ditur agjencia Bloomberg.

Ndërkohë, në Greqi sa vjen e thellohet më shumë përçarja në radhët e partisë Syriza. Me kalimin e orëve bëhet më i theksuar dallimi mes kryeministrit Alexis Tsipras dhe krahut më radikal të partisë së tij, që e kritikon ashpër për marrëveshjen e arritur në Bruksel.

Në faqen e internetit iskra.gr, Platforma e së Majtës, krahu më radikal i Syrizës, u është përgjigjur sot deklaratave të fundit të Tsipras, duke thënë se kryetari, pas pesë muaj e gjysmë negociata ka pranuar se nuk ka pasur një alternativë kundrejt kërkesave të kreditorëve.

Grupimi insiston duke shtruar pyetjen, përse kryeministri ka vijuar së paguari kreditorët duke boshatisur fondet publike, në vend që të shtetëzonte bankat dhe të pezullonte pagesat., raporton TCH.

Gjithashtu, Platforma e Majtë shtron pyetjen: nëse nuk kishte alternativa, përse Tsipras nuk pranoi një marrëveshje që ishte më e pranueshme në muajin shkurt?

Grupi pretendon më tej kryeministri nuk do të jetë në gjendje të negociojë një marrëveshje më të mirë për planin e tretë të shpëtimit dhe as do të mund t’u rezistojë shantazheve, duke qenë se e ka thënë hapur se nuk ka mbetur rrugë tjetër veçse të pranojë kërkesat e kreditorëve.

Platforma e së Majtës e akuzon gjithashtu Tsipras për marrëveshje me mediat, me qëllim transmetimin e gënjeshtrave për të diskretituar studimet shkencore mbi përfitimet që do të kishte Greqia nga Grexit, siç njihet ndryshe dalja e vendit nga Eurozona.

Next Post

VIDEO EKSKLUZIVE/ Kur kalon presidenti amerikan Barack Obama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com