• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greqi, zv.ministri i mbrojtjes: Nuk ka çështje çame, Rama flet me veten

by Java News
27/11/2016 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti grek ashpërson gjuhën ndaj Tiranës zyrtare kur bëhet fjalë për çështjen çame, duke u shprehur qartë se ajo nuk ekziston. Në një intervistë për televizionin grek “Star”, zv/ministri i Mbrojtjes, Dimitris Vitsa reagoi dje lidhur me kërcënimin e presidentit turk Erdogan se do të hapë kufijtë për emigrantët, nëse do të ngrihen bisedimet e Turqisë me BE-në, si dhe për deklaratat kryeministrit Rama, sipas të cilit, çamët kanë të drejtë të pretendojnë pronat e tyre në Çamëri. Në fund të intervistës, zv/ministri grek ka komentuar fjalën e kryeministrit Rama: “Më lejoni një buzëqeshje të lehtë, për disa gjëra të çuditshme që dëgjoj nga veriperëndimi. Për Greqinë nuk ekziston çështja ‘çame’. Po qe se dikush do të diskutojë një gjë të tillë, le të ulet në një tryezë dhe le ta diskutojë i vetëm”. Duke iu referuar deklaratave të presidentit turk, zv/ministri grek është shprehur se nuk pinë ujë kërcënimet. “Ata e dinë shumë mirë, se jemi të fortë për të mbrojtur pavarësinë dhe integritetin tonë territorial nga çdo rrezik që mund të vijë si nga lindja dhe perëndimi.

Çështja e refugjatëve është një çështje humanitare, e cila duhet trajtuar në nivel ndërkombëtar”, shprehet zv/ministri grek. Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë në një intervistë me gazetarin grek, Alexis Papahelas në televizionin grek “Skai”, deklaroi se çamët kanë të drejtë të kërkojnë pronat e tyre. Duke iu referuar rasteve të shumë të moshuarve që u është refuzuar kalimi në kufi, kryeministri tha se është e padrejtë edhe nëse të parët e tyre kanë qenë kolaboracionistë. Për z.Rama, dy vendet tona jetojnë në një paradoks. “Përse të mos e shohim në mënyrë të ndryshme, përse të mos e themi? Po, ka një problem, këta njerëz janë çrrënjosur nga shtëpitë e tyre, shtëpitë e tyre janë në Greqi dhe kanë të drejtën të kthehen nëse duan, kanë të drejtën të pretendojnë pronat e tyre nëse duan. Cili është problemi këtu?”, deklaroi z.Rama. Gazetari grek pyeti për Shqipërinë natyrore dhe iu referua edhe ndalimit të shoferëve të Ministrisë sonë të Jashtme që transportonin libra shqip, ku sipas pretendimeve të autoriteteve greke, kishte përmbajtje irredentiste. Por, kryeministri e sfidoi: “Nuk ka asnjë hartë të asnjë Shqipërie të madhe në asnjë libër shkolle”. Për kufirin detar, gazetari grek iu referua një deklarate të ish-kryeminsitrit Berisha në parlament, kur tha se marrëveshja u anulua për interes të një pale të tretë. Gazetari aludoi se pala e tretë është Turqia, por Rama e hodhi poshtë këtë pretendim dhe kujtoi se anulimi i paktit detar ka qenë i vetmi vendim i Kushtetueses me vota unanime. Duke vijuar intervistën për çështjen e kufirit detar, Rama u pyet edhe për eksplorimin për naftë që Greqia po bën në Jon. Çështja e prishjes së disa objekteve në Himarë nuk u la jashtë vëmendjes. Kryeministri tha se po veprohet njësoj si në gjithë territorin me projektin e Rilindjes Urbane. Ndërsa një veto e Greqisë në procesin e integrimit lidhur me këtë çështje, për Ramën do të ishte e pabesueshme dhe e pakuptimtë.
bw/d i

Next Post
(FOTO) Basha akuzon  qeverinë për luks, por Ed Halimi e Xhelal Mziu darkojnë në Paris

(FOTO) Basha akuzon qeverinë për luks, por Ed Halimi e Xhelal Mziu darkojnë në Paris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In