• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Greqi, zbardhen përgjimet e bandës së drogës, drejtohej nga një shqiptar

by Java News
23/04/2017 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shkoj në Greqi dhe them: Djema, fitova në kazino 1 milionë Euro. Në qoftë se më pyet dikush përse i fitova? Sepse kështu më pëlqen, do të përgjigjem”.

Ky është një moment nga përgjimet disa orëshe të hetuesve grekë, të cilët gjatë aksionit arrestuan një avokat dhe disa biznesmenë grekë të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike. Spiralja e drogës drejtohej nga një 39-vjeçar shqiptar, i cili thuhet se njihej me pseudonimin “Abi”.

Përgjimi i mësipërm është thënë pikërisht nga avokati grek që tashmë ndodhet prapa hekurave, së bashku me 7 persona të tjerë, shkruan Syri.net.

Avokati kishte folur në telefon me një kontabilist të cilin e kishte pyetur se si mund të justifikojë sasinë e madhe të parave që donte ta transferonte nga Shqipëria në Greqi.

BISEDA E AVOKATIT GREK ME KONTABILISTIN:

Avokati: Bëhet fjalë për konsumatorin që kemi. Do që të blejë truall me vlerë rreth 200 mijë Euro. Ka  dokumente nga viti 2008 në doganë se lekët janë futur në Greqi. Vajti normalisht nga Kakavija.

Kontabilisti: Në Greqi i ka deklaruar? Ku i gjeti paratë?

Avokati: I fitoi në kazino po të them.

Kontabilisti: Çfarë janë këto që më thua?

Avokati: Pse të duket e pazakontë… A ka gjë të pazakontë në këtë jetë? Unë shkoj në Dubai, hyj në kazino dhe fitoj 100 mijë Euro.

Organizata e drogës e trafikonte kanabisin me skaf përmes detit. Më 25 janar 2017 rojet bregdetare greke sinjalizuan për një skaf të dyshimtë që ecte me shpejtësi të madhe. Rojet kufitare u vunë në ndjekje të saj, por u zhduk në det.

Biseda e avokatit grek me një shofer kamioni që e udhëzon ku të imbarkohet nga porti i Patras:

Avokati: Është rregulluar çdo gjë. Merr rimorkion dhe nisesh. Nuk do të të pyesin fare.

Transportuesi: Në rregull.

Avokati: Dhe nëse të pyesin ku do shkosh… në Athinë…nuk kanë për të të pyetur, por nëse të pyesin thuaju në Athinë, në Koropi. Thuaj një budallëk, çfarë të duash. Mos thuaj asnjë vend që s’ka lidhje. Në rregull?

Next Post
Trump dhe torollakët e politikës shqiptare

Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In