Çështjet sentimentale qëndrojnë pas vetëvrasjes së 22-vjeçarit shqiptar në Greqi. Ky konkluzion konfirmohet nga mjeku ligjor për 22-vjeçarin, i cili u gjet disa ditë më parë i vdekur në një plazh në Hania. I riu shqiptar u gjet i vdekur në zonën Koum Kapi nën Villa Koundouros. Sipas medias greke zarpaneës.gr, pranë trupit të pajetë të të riut të pafat u gjet në dorën e tij një shënim i shkruar me shkrim dore në gjuhën shqipe me përmbajtje erotike.
Sipas mjekut ligjor, i cili ka kryer autopsinë në trupin e të 22-vjeçarit, vdekja ka ardhur si pasojë e plagëve të rënda në kokë të shkaktuara nga rënia nga lartësia e një shkëmbi, ndërkohë që është përjashtuar mundësinë e krimit. Sipas policisë kanë qenë tregtarë të dyqaneve të plazhit në Hania ata që kanë njoftuar për ngjarjen.
ma.me