• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Greqi, Skurletis: Nëse negociatat me kreditorët dështojnë, të mundshme zgjedhjet e parakohshme

by
08/06/2015 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri grek i Punës, Panos Skurletis theksoi sot se nëse negociatat me kreditorët e Athinës për zhbllokimin e një kësti të kredive nuk janë të suksesshme, do të duhet t’i drejtohemi popullit, që do të thotë, për zgjedhje të parakohshme.

Pyetur për mundësinë e një rikthimi në votime të zgjedhësve, që sollën në pushtet të majtën radikale në fund të muajit janar, ministri deklaroi për stacionin televiziv ”Mega” se kjo varet nga arritja ose jo e një marrëveshjeje me kreditorët BE dhe FMN të Greqisë.

“Nëse ne nuk arrijmë asgjë, theksoi se do të duhet t’i drejtohemi popullit (…) që të shprehë atë që dëshiron”, shtoi ministri që vazhdon të besojë se një kompromis do të mund të arrihet deri në fund të qershorit.

Një sondazh i kryer këtë fundjavë nga radio ”Parapolitika” favorizon partinë ”Syriza” të Aleksis  Cipras duke avancuar gjerësisht me 45 për qind të votave ndaj konservatorëve të partisë Demokracia e Re, që morën 21,4 për qind të votave, në rast zgjedhjesh.

Më 30 qershor, Greqia do të duhet t’i rimbursojë FMN-në 1,6 miliardë euro nga kreditë, pas vendimit të saj për të mbledhur në fund të muajit katë pagesat që ajo duhet t’i bëjë në qershor institucionit në Uashington.

Sipas qeverisë greke, kryeministri, Aleksis Cipras, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, François Hollande do të takohen të mërkurën në kuadër të një samiti kushtuar bashkëpunimit me shtetet latino-amerikane.

Next Post

Pushime të lira? Ja, 3 ide te mira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com