Një ditë para referendumit mbi propozimet e Euroogrupit për daljen nga kriza, Greqia është përfshirë nga një valë protestash ku nuk kanë munguar edhe përplasjet mes policisë dhe qytetarëve.
Mediat greke njoftojnë se policia ka bërë shpërndarjen me gazlotësjellës të tyre dhe ka patur një sërë arrestimesh . Mësohet se qytetarët që janë përplasur me policinë janë për votën “Po” në referendumin e së djelës.