Greqi/ Pranga shqiptarit të akuzuar për përdhunimin e turistes së mitur, tenton të korruptojë policët

Një rast i rëndë është shënuar në Greqi, ku një ishullin Kos, ku një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është denoncuar fillimisht për përdhunim, ndërsa më pas ka tentuar që të korruptojë policët duke u ofruar atyre para.

Siç raporton “Rodiaki”, një 17-vjeçare gjermane ka shkuar në Departamentin e Sigurimit të Kos dhe ka denoncuar 25-vjeçarin për përdhunim. Ajo tha se ata u takuan në një dyqan të kujdesit shëndetësor dhe përfunduan në plazhin e ishullit.

Policia gjeti dhe arrestoi 25-vjeçarin, por ai ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur me dëshirën e 17-vjeçares.

Më pas 25-vjeçari u ka kërkuar oficerëve që të “mbyllnin” çështjen dhe ta linin të ikte, duke u premtuar se do t’u “jepte kafe” ose do t’u jepte çfarëdo që të kërkonin.

Tentativa për ryshfet nuk solli rezultatin e dëshiruar të 25-vjeçarit, pasi policia e referoi si për përdhunim të 17-vjeçares, ashtu edhe për ryshfet. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com