Një shqiptar dhe një grek është arrestuar nga policia e vendit fqinj pasi u kapën me 4.3 kg kanabis.
Arrestimi i tyre është bërë në aksin rrugor Janinë-Selanik.
Policia greke bën me dije se drogën e kishte sjellë nga Shqipëria 26 vjeçari shqiptar i arrestuar.
Ai e kishte kaluar lëndën narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër. /Ora News.tv/










