• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Greqi, nesër fillon procesi gjyqësor për 8 puçistët e arratisur nga Turqia

by Aalison Pearse Stevens
17/07/2016 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup prej tetë oficerëve të cilët pas përpjekjes për grusht shteti u arratisën nga Turqia me helikopter drejt Greqisë, sot janë dërguar në Prokurorinë e Aleksandropol-it, dhe më pas janë transferuar në burg, raporton Anadolu Agency (AA).

Oficerët dezertorë janë dërguar me duar të lidhura në Prokurori. Ndërkohë janë vërejtur masa të larta të sigurisë. Pasi prokurorja Anna Nikitopulu ka lexuar akuzat kundër zyrtarëve të arrestuar ata janë transferuar më pas në burgun Ferecek, dhe nesër do të dalin para gjykatës penale.

“Kundër të gjithë ushtarëve janë drejtuar akuza për hyrje të paligjshme në Greqi. Ndërkohë që një person do të gjykohet për fluturim të paligjshëm në hapësirën greke, 7 të tjerë akuzohen për nxitje të fluturimit të paligjshëm”, tha avokati mbrojtës Menia Polihron.

Avokati ka theksuar se Prokuroria ka hequr dorë nga akuza e prishjes së marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve dhe ka thënë se seanca e parë do të kryhet brenda 48 orëve.

Polihron gjithashtu tha se është e hapur mundësia që komplotistët të shkojnë në një vend tjetër, nëse nuk ju pranohet kërkesa për azil politik në Greqi.

Avokati mbrojtës i tyre ka pretenduar se ushtarët e larguar nga Turqia nuk kanë lidhje me tentativën për puç ushtarak dhe se janë detyruar të largohen pasi janë goditur ndërkohë që transportonin të lënduar.

Avokati nuk pranoi të bëjë të ditur identitetin dhe gradat e oficerëve të arrestuar.

Një grup prej tetë ushtarëve turq të shtunën në mëngjes janë larguar nga Turqia me një helikopter ushtarak dhe u ulën në aeroportin e Aleksandropolis. Ata ishin pjesë e ushtarakëve të cilët tentuan të bënin grusht shteti dhe të cilët ishin anëtarë të organizatës terroriste FETÖ.

ma.me

Next Post

(FOTO) Ksamil çmimet në stratosferë, por këto pamje ju shokojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

March 9, 2026
Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

March 9, 2026
Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

March 9, 2026
“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In