• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Greqi, Miçotaqis zgjidhet kryetar i Demokracisë së Re

by A R
11/01/2016 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ka surprizuar të gjithë në raundin e dytë dhe kundër gjithë parashikimeve është bërë kryetari i dhjetë në historinë e Demokracisë së Re. Qiriakos Miçotaqis ka arritur një fitore të pastër për lidershipin e partisë së dytë më të madhe të Greqisë duke siguruar mbi 51,6% të votave ndaj 48,4% që përqendroi rivali i tij Vangjelis Meimarakis. Lideri i ri me një profil modern, vjen nga një familje me ndikim të madh në politikën e Greqisë. Është djali i ish-kryeministrit Konstandinos Miçotaqis dhe vëllai i ish-ministres së Jashtme, Dhora Bakojanis.

Ai arriti të merrte përsipër pikërisht sfidën për rinovimin e Demokracisë së Re pas humbjeve të njëpasnjëshme elektorale të kësaj force vitin e kaluar, si dhe të sfidojë kryeministrin e majtë grek Aleksis Tsipras, sidomos para një prej reformave më të rëndësishme që pritet të miratojë Parlamenti, atë të pensioneve.

Miçotaqis ka arritur të mundë një figurë historike të Demokracisë së Re, i cili kishte përkrahjen e dy prej ish-kryeministrave të fundit të kësaj partie dhe ka fituar shumicën e votave edhe në zonat ku ata kishin influencë të madhe në Greqinë e veriut.

Synimi i tij kryesor, siç ka deklaruar, është të bashkojë forcat e djathta dhe ato të qendrës rreth Demokracisë së Re në kushtet e vështira që kalon Greqia.

“Të hënën, Demokracia e Re nuk do thjesht të jetë e bashkuar, ajo do të rinovohet. Partia e zgjeruar e qendrës së djathtë do të jetë në gjendje të paraqesë një alternativë të daljes së vendit nga kriza”, theksoi Miçotaqis.

47-vjeçari, para se të futej në politikë, ka qenë në disa poste drejtuese bankare. Prej vitit 2004 ka qenë për 11 vjet deputet i Demokracisë së Re dhe në vitin 2013 ministër i Reformës Administrative, kur duke kritikuar praktikat klienteliste të sindikatave, ka trajtuar kërkesat e Trojkës për shkarkimin e nëpunësve civilë dhe reformat në administratën publike, si lëvizshmëria e personelit, vlerësimi i strukturave dhe meritokracia e nëpunësve.

Ai ka studiuar për shkenca shoqërore dhe administrim biznesi në Harvard dhe më pas marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare në Stanford. Doktorata e tij ka temë politikën e jashtme amerikane në Greqi. Flet tri gjuhë të huaja (anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht). Është i martuar me një biznesmene të suksesshme dhe është baba i tre fëmijëve.

Next Post

SHBA, mision për dërgimin e njeriut në Mars

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

February 20, 2026
Berisha mbyll protestën “pa rrëzuar Ramën”, me akuza dhe kërcënime nga selia blu paralajmëron të radhës: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi

Berisha mbyll protestën “pa rrëzuar Ramën”, me akuza dhe kërcënime nga selia blu paralajmëron të radhës: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi

February 20, 2026
Protestuesit hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, shoqërohen në polici 25 persona

Protestuesit hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, shoqërohen në polici 25 persona

February 20, 2026
“Edi Rama sulmoi selinë tonë”, Sali Berisha kërcënon kryeministrin: Jap fjalën e nderit, selia e tij gjurmë nuk do të ketë!

“Edi Rama sulmoi selinë tonë”, Sali Berisha kërcënon kryeministrin: Jap fjalën e nderit, selia e tij gjurmë nuk do të ketë!

February 20, 2026
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In